Modelja e famshme, Bella Hadid, ka festuar 30 vjetorin e lindjes dhe nuk kanë munguar fotografitë provokuese. Ajo ndau me miliona ndjekësit disa imazhe nga festimet në “Instagram”, ku vëmendjen e morën bikinit e kuqe të personalizuara.
Siç vihet re nga fotot, bikini kishte numrin 30 të shkruar në pjesën e sipërme dhe emrin “Bella” në pjesën e pasme. Modelja e kombinoi me një fustan të lehtë kuq e bardh, çizme kauboj prej lëkure kafe dhe bizhuteri të arta.
Fotografitë u realizuan pranë një liqeni dhe përcillnin një atmosferë të relaksuar, larg tapetit të kuq dhe eventeve tradicionale të modës.
Por bikini nuk ishte e vetmja veshje që tërhoqi vëmendjen. Hadid publikoi edhe fotografi me xhinse të gjera me qëndisje lulesh dhe fluturash, një bluzë të bardhë dhe një triko rozë. Kombinimi sillte elemente të modës së viteve 2000.
Në një tjetër moment të festës, ajo u shfaq duke fryrë qirinjtë e tortës me një fustan sateni dhe detaje të bardha me shkëlqim.

Top Channel