Një tjetër gol për legjendën, Ronaldo i afrohet shifrës që do të trondiste historinë e futbollit
Analisti Ervis Iljazaj i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma foli për deputetët që kundërshtuan reformën e re territoriale, por në fund vendosën të votonin pro, duke ndjekur linjën e grupit parlamentar.
Sipas Iljazajt deputetët që e kundërshtuan reformën e re, por në votim dhanë votë pro, tradhtuan misionin e tyre si deputetë dhe interesin e qytetarëve.
“Problemi që kam unë është që është e papranueshme që një deputet thotë është reformë që nuk i bën mirë Shqipërisë dhe në fund e voton. Kjo është të votosh kundër ndërgjegjes tënde.
Kjo është të tradhtosh misionin si deputet. Një deputet që shprehet kështu ka shkelur ndërgjegjen e tij dhe interesin e qytetarëve. Asnjë mandat nuk e detyron të votojë diçka që e kundërshton.
Këta deputetë që janë shprehur kundër kësaj reforme dhe në fund e kanë votuar, këta deputetë duhet të lënë mandatet.
Të thuash kjo hartë e re territoriale është kundër interesit të qytetarëve dhe pas gjithë zhurmës, e votojnë.
Sepse nuk ka më mandate detyruese, që kur votoje kundër vullnetit të partisë të hiqnin mandatin, sot nuk ta heq dot mandatin askush se ke një mendim ndryshe, janë hequr mandatet detyruese prej dekadash në Francë.
Kjo është si një gjykatës që thotë ti je për burg, por unë po të lë të lirë, ose je i pafajshëm, por po të lë në burg.
Ku ka deputet në Francë apo në ndonjë vend evropian që thotë reforma sështë e mirë, por unë po e votoj sepse më përjashtojnë nga grupi. Këta kanë tradhtuar misionin e tyre dhe kanë thyer nenin 70 të Kushtetutës, kanë dalë kundër interesit të popullit”, u shpreh Iljazaj.
Top Channel