Dybala mes të tashmes dhe të ardhmes: Shpresoj të mbyll karrierën te Roma…
Asambleja e Aksionerëve të Interit miratoi bilancin për vitin fiskal 2025/26 gjatë një mbledhjeje të mbajtur këtë të hënë në mënyrë telematike dhe ku i pranishëm ishte presidenti i klubit Giuseppe Marotta.
Bilanci ekonomik për sezonin 2025/26 evidenton të ardhura prej 518 milionë euro, që përbën nivelin e dytë më të lartë në historinë e klubit pas rekordit të sezonit të kaluar(567 milionë euro) që u karakterizua nga të ardhurat e garantuara nga pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve dhe arritjen në finalen e Ligës së Kampioneve.
Bilanci mbyllet me një rezultat pozitiv prej 22.7 milionë euro që është arritu falë konsolidimit të të ardhurave totale që derivojnë nga rritja e të ardhurave komerciale dhe nga ato të ditës së ndeshjeve dhe nga një reduktim i kostove të prodhimit me rreth 20 milionë euro ose 4%. Ecuria e vitit fiskal lejoi që pasuria neto e Grupit të hyjë në territor pozitiv për 10.4 milionë euro, nga një pozicion negativ me 12 milionë euro që ishte në mbyllje të bilancit 2024/25.
Gjatë vitit fiskal në fjalë, shpenzimet financiare u reduktuan me rreth 50%, ose me 19 milionë euro, si rezultat i operacionit të rifinancimit të përfunduar në fund të vitit të kaluar. Financimi i ri karakterizohet nha një kosto e kapitalit më e përmbajtur në krahasim me atë paraardhës. Për më tepër sinjalizohet se klubi ka nisur një plan konsistent investimesh për zhvillimin e infrastrukturave të Qendrës Stërvitore të Interit të Appiano Gentile dhe të Qendrës Stërvitore te Vajzave të Interello.
Top Channel