Klubet e mëdha evropiane janë gati të bëjnë çmenduri për një djalosh 16 vjeçar. Kjo është ajo që po ndodh në këto javë të fundit rreth JJ Gabriel, talenti i Akademisë së Manchester United. Dëshira për t’u përballur me profesionistët dhe ndoshta për të pasur një kontratë më të pasur, e kanë nxitur futbollistin të shfaqë dëshirën për të ndryshuar ambient.

Kështu që pasi mbushi 16 vjeç, të gjitha klubet e Kontinentit të Vjetër u informuan për të duke i dhënë jetë një gare të vërtetë. Sigurisht që Djajtë e Kuq nuk duan që të humbasin JJ Gabriel duke e konsideruar si një kampion të mundshëm të së ardhmes. Por në të njëjtën kohë, në Old Trafford mendojnë se kanë bërë gjithçka ishte e mundur e ndoshta akoma më shumë për ta bindur që të vijojë rritjen e tij futbollistike të Manchester United. Por sirenat nga Spanja janë shumë të forta për anglezin; Barcelona dhe Reali i Madridit nisën lëvizjet e tyre për të siguruar shërbimin e futbollistit.

Sipas të përditshmes AS, skuadra e Los Blancos është në një avantazh të lehtë, teksa ka pasur kontakte zyrtare me drejtuesit e Manchester United për të kuptuar vlerën e xhevahirit të kësaj skuadre dhe mësohet se personat rreth talentit kanë kërkuar një pagë rreth 1 milionë euro. Edhe Bayerni i Mynihut hodhi sytë nga JJ Gabriel, por 16 vjeçari duket se preferon më shumë transferimin në kampionatin spanjoll. Tani gjithçka është në dorën e Manchester United dhe varet nga kërkesat e klubit për të lejuar largimin e kampionit të tij të ardhshëm.

Top Channel