E bujshme/ Leo Messi rikthehet në ceremoninë e “Topit të Artë”, argjentinasi pritet t’ia dorëzojë trofeun fituesit të ri
Në Milanello duket se gjithçka përsëritet. Merkato e gabuar, drejtorë sportivë që vijnë dhe ikin, trajnerë që nuk kanë shumë ndikim dhe një skuadër e pakompletuar. Nëse do të kërkohej vetëm një fajtor i vetëm, zgjidhja do të ishte e lehtë, por vitet e fundit tregojnë tjetër gjë, tregojnë për gabime që akumulohen dhe vendime që përmbysen sa hap e mbyll sytë, për rezultate që nuk vijnë dhe investime që nuk sjellin fitimin e imagjinuar.
Le të mendojmë për Gonçalo Ramos, blerja më e shtrenjtë në historinë e kuqezinjve. Portugezi duhej të kishte ndryshuar fytyrë Milanit, por pas 6 javësh kampionat është në krye të listës së të akuzuarve. Dhe është e qartë se edhe Gerry Cardinale ka filluar të mos e kapërdijë më këtë rrëshqitje të ngadaltë drejt mediokritetit.
Nga Reggio Emilia, pas barazimit me Sassuolon, numri 1 i Milanit u largua i dëshpëruar për të mos thënë i zemëruer dhe logjikisht iu kërkoi të gjithëve një ndryshim të shpejtë dhe vendimtar të situatës. Por si mund të bëhet kjo?
Për të zgjidhur problemin më të madh, atë të një skuadre të pakompletuar, është e nevojshme që të pritet muaji janar dhe ndërkohë, të bëhet një hap prapa në lidhje me postin e drejtorit sportiv dhe t’ia besojë ndërtimin e skuadrave një personaliteti më ekspert. Këto ditë është folur për Benatia, por deri në këtë moment gjithçka është në kuadër të zërave. Por është e qartë se sidomos me dëmtimet e rënda të Saelemaekers, diçka mungon vërtet. Jo vetëm një qendërsulmues që të jetë alternativë e Ramps, por me siguri një qendërmbrojtë dhe një futbollist krahu më i mirë se Estupinan.
Por duke parë që deri në janar luhet një pjesë e mirë e sezonit, do të jetë Amorim ai që duhet t’i japë kuptim një skuadre që në këtë moment nuk e ka një të tillë. Futbolli i premtuar me presing të lartë dhe lexim paraprak të lojës, deri tani ka qenë maksimumi një hipotezë. Topi duket se rrotullohet gjithnjë ngadalë, shpesh në horizontal dhe me kthim prapa të topit dhe pa mundësinë e vertikalizimit në hapësira që askush nuk dëshiron t’i zërë. Që këtu shfaqet nevoja që Ramos të kthehet prapa për të tentuar të lidhë repartet me pasojë lënien bosh të një zone që do të plotësohej nga mesfushorët. Një tjetër problem i qartë; kush i ka karakteristikat për të hyrë përveç Rabiot?
Do të duhet kohë, si për çdo skuadër që është në revolucion, por kohë nuk ka. Përkundrazi, është një kalendar i komplikuar deri në pauzën e radhës për ndeshjet e kombëtareve; Salzburg, Bournemouth dhe Ferencvaros në Europa League ku Milanit do t’i duhet të grumbullojë sa më shumë pikë për të qenë mes 8 ekipeve të para. Dhe po kështu janë edhe Atalanta, Udinese, Bologna, Inter e Genoa në kampionat, ku ekipet e para po arratisen dhe zona Champions mbetet larg.
Eficenca amerikane mund të sjellë ndryshime të reja të mëdha dhe vendime drastike. Make Milan Great Again është më shumë një thirrje se një projekt. Por nëse Cardinale zemërohet, të gjithë rrezikojnë të jenë në telashe të mëdha.
Top Channel