Një tjetër hap drejt BE-së, Rama: Sot në Luksemburg mbyllim Kapitullin 20
13/10/2026 07:59
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh lidhur me procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke bërë të ditur se sot në Luksemburg vendi hedh një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Përmes një statusi në Facebook, Rama njoftoi mbylljen e Kapitullit 20 gjatë Konferencës së 10-të të Negociatave të Anëtarësimit në BE.
“Dhe me lajmin se sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë ❤️”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Top Channel