Kombëtarja e vajzave në playoff-in e Botërorit, trajneri Grima para sfidës me Uellsin: Pse të mos shpresojmë, në futboll gjithçka arrihet
Manchester City bëri Anfield të heshtë ditën e diele teksa mposhti Liverpool me rezultatin 3-0, një fitore që i dha mundësinë skuadrës së Marescës që kryesojë Premier League me pikë të plota me Citizens që kanë shënuar 6 suksese në 6 ndeshjet e para të kampionatit.
Në këtë mënyrë Manchester City i Enzo Marescas barazoi rekordin e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola në sezonin 2016-2017 dhe në 2023-2024. Nëse Citizens do të mund të fitojnë edhe ndaj Ipswich, Maresca do të bëhet i pari trajner që regjistron 7 fitore radhazi në startin e kampionatit.
Një fillim perfekt për Manchester City, që ndonëse është i përfshirë në një telash juridik, vazhdon t’iu imponohet rivalëve në fushën e lojës. E megjithatë sezoni në përgjithësi nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Humbja 3-0 ndaj Arsenalit në Community Shield ngriti shumë dyshime te tifozët e Manchester City, por me kalimin e kohës, Citizens regjistruan fitore të njëpasnjëshme e kanë vendosur këtë skuadër në krye të klasifikimit të kampionatit me 3 pikë avantazh ndaj kampionëve në fuqi të Arsenalit.
18 pikë nga 18 të mundshme për Manchester City me Enzo Marescas që është vetëm një hap larg historisë. Deri në këtë moment një arritje të tillë e kanë arritur vetem Guardiola në 2 raste, Ancelotti me Chelsea dhe Ole Gunnar Solskjaer pasi mori postin e trajnerit të Manchester United në dhjetor të 2018. Tani edhe Enzo Maresca është në këtë listë dhe mund të vendosë rekordin e ri nëse fiton ndeshjen e 17 tetorit.
Top Channel