Von der Leyen dënon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi: Janë të papranueshme

13/10/2026 09:54

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në brigjet bullgare të Detit të Zi, duke kërkuar që përgjegjësit të mbahen para drejtësisë.

Përmes një reagimi në platformën X, von der Leyen theksoi se Deti i Zi po shndërrohet në një tjetër front të përshkallëzimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Deti i Zi është bërë një tjetër front për përshkallëzimin e luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo është e papranueshme”, shkroi ajo.

Kreu i Komisionit Evropian nënvizoi gjithashtu se personat përgjegjës për sulmet duhet të japin llogari.

Sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare në ujërat pranë Bullgarisë kanë shtuar shqetësimet për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, një zonë strategjike për transportin detar dhe tregtinë ndërkombëtare, e cila është prekur nga zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Top Channel