E premte, 09 Shkurt 2018
12:43
Evazioni fiskal, Marku: Hetim jo vetëm subjektit, por dhe zyrtarëve të tatimeve

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore është shprehur kryeprokurorja Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Fierit.

12:31
Interi, tjetër argjentinas në ekip – VIDEO

Inter ka siguruar shërbimet e një tjetër futbollisti argjentinas që do të jetë i disponueshëm vetëm në fundin e këtij sezoni dhe për marrëveshjen e radhës së zikaltërve, po shtohen konfirmimet. Skuadra milaneze ka arritur akordin me talentin Lautaro Martinez, 20-vjeçarin nga Bahia Banca që preferoi serinë A përballë interesit në rritje nga Reali dhe Atletiko e Madridit.

12:27
“Tirana Olimpik Park” shndërrohet në arenë boksi

Një aktivitet i rrallë boksi u zhvillua për herë të parë në Shqipëri nën emrin “Gold Arena”, gjithçka e improvizuar në parkun olimpik të Tiranës ku në ring u ngjitën 18 sportistë për 9 sfida emocionuese, mes tyre edhe një duel femrash.

12:23
Përmbytjet në Shkodër, kryebashkiakia: Faji i HEC-eve. Prefekti kundërshton

Të paktën 300 hektarë toke bujqësore në zonën e ulët të NënShkodrës mbeten nën ujë si pasojë e reshjeve të shiut në ditët e fundit.

12:17
Fshati pa asnjë lopë, hajdutët godasin në çdo shtëpi

Në fshatin Petresh të Elbasanit nuk të sheh syri lopë e dele. Grabitësit nuk kanë anashkaluar asnjë shtëpi të fshatit duke vjedhur gjënë e gjallë.

12:17
KLD pezullon 3 gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Durrës

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, KLD ka pezulluar nga detyra 3 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit Durrës.

12:14
“Porosia”, ndalohet 30-vjeçari i dyshuar si pjesë e grupit

Policia e Elbasanit ka ndaluar dhe një tjetër person në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, ndërsa vijon të jetë në kërkim 20-vjeçari E.H.

12:13
Pa shtëpi dhe pa të ardhura; Familja në mjerim në Lushnje

Mjerimi dhe skamja janë ulur “këmbëkryq” në familjen Toska në fshatin Kurtin të Komunës Hysgjokaj në rrethin e Lushnjes. Në këtë objekt jetojnë 6 persona, 3 prej të cilëve fëmijë. Ndërtesa është e rrënuar dhe në kohë të keqe, shiu hyn brenda.

11:58
Effenberg, ide radikale për të ndalur dominimin e Bayern

Ish-mesfushori i kombëtares gjermane të futbollit, Effenberg propozoi disa ide radikale për të rigjallëruar Bundesligën dhe për t’i dhënë fund dominimit të Bayern Munchen. Pas një nisjeje të keqe sezonale që solli shkarkimin e trajnerit Ancelotti, skuadra bavareze tani duket e pandalshme drejt titullit të gjashtë radhazi, me një diferencë impresionuese prej 18 pikësh me ndjekësit.

11:48
Conte larg Chelsea, shkarkimi kushton 27 mln paund

Po shtohen nga dita në ditë, njerëzit në poste drejtuese te Chelsea që e shohin tashmë të ardhmen e klubit larg trajnerit italian Antonio Conte.

11:08
Sonte Skënderbeu-Flamurtari, a do e “vrasin” korçarët garën për titull?!

Sot në mbrëmje, në orën 18:00, do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e javës së 19-të të Superligës mes Skënderbeut kryesues dhe Flamurtarit të vendit të dytë.

11:06
Rruga e Dibrës drejt përfundimit, nis asfaltimi

Rruga e Dibrës do të jetë gati sërish shumë shpejt, teksa rindërtimi i saj është në fazën finale, atë të shtresës së asfaltimit.

10:24
Kur Rama bënte rafting. Ata që dhanë lejen, turistë në kanione

Në postimin e tij në Facebook kryeministri u shpreh se nuk ka qeveri të pagabueshme, por qeveritë dallojnë nga mënyra sesi reagojnë pas gabimit. Në fakt kryeministri i njeh mirë kanionet o Osumit. Por jo vetëm ai.

10:11
Klosi: HEC mbi kanione nuk do të ndërtohet, ndjekje penale përgjegjësve

HEC -i mbi kanionet e Osumit nuk do të ndërtohet. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, i cili ndodhej vetë në kanionet e Skraparit.

10:10
Vjosa shkatërroi të mbjellat; Fermerët e luleshtrydheve: Hera e dytë

Fatmir Hamataj la emigrimin në Greqi per t’iu kushtuar bujqësisë në fshatin e tij të lindjes. Por brenda tre muajve serat e luleshtrydheve te tij u mbytën dy herë.

09:47
“Pantera e zezë”, një film me superheronj për afrikanët

“Pantera e zezë” është një film me në qendër një superhero me ngjyrë, me një kast afroamerikanësh dhe po bën histori në më shumë sesa një mënyrë.

09:41
Abuzuan me plazhet publike, në pranga 4 ish-zyrtarë

Katër ish-komunarë të Ishmit kanë marrë masën e arrestit për abuzime me plazhet publike.

09:32
Statusi i minatorit, Spahiu: E rrëzoi Rama, në Parlament ka deputetë listash

Parlamenti rrëzoi një ditë më parë statusin e minatorit, të propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

09:31
SHBA, miratohet me urgjencë buxheti. Rihapet qeveria

Kongresi amerikan lëvizi shpejt drejt aprovimit të buxhetit orët e para të së premtes, duke i dhënë fund kështu mbylljes së shkurtër të qeverisë. Projektligji i është dërguar tashmë presidentit për ta firmosur.

09:28
Të dyshuar për vjedhje, u gjendet një kallëp tritoli

Policia e Tropojës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një dyqan, por u është sekuestruar dhe një kallëp tritoli.

09:24
E premtja me mot të kthjellët, por reshjet vijnë të shtunën

Reshjet e shiut kanë mbetur pas teksa kjo e premte na sjell kthjellime dhe vranësira kalimtare që do të dominojnë në të gjithë territorin.

09:16
“Dybala me Messin te Barcelona, sezonin e ardhshëm”

Është folur shumë, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete për një kalim të mundshëm të ylli të Juventusit Dybala te Barcelona.

09:01
Haradinaj në SHBA, merr vizën, takon shefin e CIA dhe këshilltarin e Trump

Pasi arriti ta marrë më në fund vizën amerikane, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhet në Uashington, ku është takuar me drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo, këshilltarin për siguri kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, H.R. McMaster dhe ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Europë, Wess Mitchell.

08:55
Coutinho gjen golin e parë, Barça në finale të Kupës

Barcelona ka siguruar finalen e parë të sezonit, në Kupën e Mbretit, ku më 21 prill do të përballet me Seviljen.

08:33
Pogradec, arrestohet për armëmbajtje pa leje ish-luftëtari i ISIS

Policia e Pogradecit ka bërë të mundur arrestimin e një 27-vjeçari, i cili është kapur në flagrancë me një armë zjarri pistoletë.

08:18
Zbulohet kodi sekret i Apple!

Nga ekspertët është cilësuar si rrjedhja më e bujshme në histori e informacionit.

E enjte, 08 Shkurt 2018
22:59
Shkëlzen Berisha mohon akuzat: Nuk kam lobuar për CEZ

Një javë më parë, Shkëlzen Berisha hyri në prokurori për t’u larguar gjysmë ore më pas. Djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH.

21:36
Pakti detar/ Firmëtarët e marrëveshjes në 2009, sot kundërshtarët më të mëdhenj!

Pakti detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka trazuar shpeshherë kampet politike në Shqipëri.

21:31
Denoncimi i Fiks Fare/ Drejtoresha e shkollës lë mësimin, punon si avokate në orarin zyrtar

“Fiks Fare” pasqyroi mbrëmjen e sotme se si një drejtoreshë shkolle gjatë orarit të punës shkon dhe punon si avokate në gjykatë.

21:22
Akuzat ndaj Xhikës: Shmangu Bordin dhe mori 35 mln dollarë pa një studim

Në Gjykatën për Krimet e Rënda ka nisur procesi ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe vartësve të tij.

21:03
Politika dështoi në zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP, Lu: Të majtë e të djathtë, frikë nga reforma në drejtësi

Lista me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë kaloi në bllok në Kuvend, në mungesë të konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.

20:56
Mazhoranca rrëzon projektligjin për statusin e minatorit

Mazhoranca rrëzoi projektligjin e propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu për statusin e minatorit.

20:26
“Beteja” e rezolutave për Jeruzalemin, pa surpriza

Përplasja e rezolutave për Jeruzalemin në Kuvendin e Shqipërisë u mbyll ashtu siç edhe pritej. Mazhoranca miratoi rezolutën e propozuar nga ajo vetë dhe rrëzoi atë të Partisë Demokratike.

20:20
Për çfarë folën politikanët në Parlament?

Kuvendi ishte mbledhur për të diskutuar çështje serioze, si ajo e ekstradimit të financierit të trafikantëve të dyshuar të drogës, Habilaj, por edhe për mënyrën sesi Shqipëria votoi në Asamblenë e OKB për çështjen e Jeruzalemit.

20:04
Përse humbi Bashkim Fino? Nga premtimet “politike”, te llogaria e votave

Asambleja e Përgjithshme zgjedhore e FSHF-së i dha fund një fushate të ashpër me ngjyrime politike, plot me akuza dhe tensione mes dy kandidatëve për presidentë, Armand Duka dhe Bashkim Fino.

20:00
Zyra e Hipotekës në Vlorë, qytetarët ankohen për sorollatje

Çdo herë zyrat e Hipotekës ZVRPP së Vlorës sjellin një sorollatje dhe asnjëherë zgjidhje për qytetarët.

19:59
Të sëmurë nga telefoni

Celulari është shndërruar në një mjet të pandashëm për të gjithë. Fëmijë, të rinj, të rritur, kudo në rrugë, stacione autobusi, bare e restorante i gjen me kokën poshtë te celulari, në internet. Kjo po na shkakton pasoja të rënda, si shëndetësore, ashtu edhe sociale. Ekspertët thonë se në një të ardhme do të përkthehet në katastrofë sociale, pasi qëndrimi me orë të zgjatura në internet nëpërmjet celularit po largon njeriun nga njeriu, po largon njeriun nga realiteti. Ndër të tjera, rrit stresin.

19:55
Ujëvarat bëhen hidrocentrale. Te kanionet e Osumit, ku do të ndërtohen HEC-et

Kamera e Top Channel ka shkuar në brendësi të kanionit të Osumit, tek ujëvara e Bigasit, një nga 3 ujëvarat që pretendohet të preket nga ndërtimi i dy HEC-eve në kanion.

19:51
Kërcënimi “internet” tek fëmijët. Linja 116 e ankesave: Kujdes nga pedofilët

Në mbarë botën, 1 në 3 përdorues të internetit është fëmijë. Si rrjedhojë edhe në Shqipëri ky “trend” sjell problemet e veta.

19:15
Banesat sociale në Fier, banorët: Punimet pa cilësi

Banesat sociale në bashkinë e Fierit, në të cilat banojnë invalidë, gra kryefamiljare, apo persona në nevojë janë jashtë çdo standardi punimesh. Pas çdo reshje shiu, nëpër tubacionet kryesore të ujërave, por edhe nga dritaret dhe ballkonet shiu futet nëpër shtëpi, duke qenë një ankth i përhershëm.

19:06
Napoli, mbrojtja me probleme para Lacios. Edhe Hysaj në dilemë

Napoli dhe Juventusi vazhdojnë prej thuajse dy muajsh në shkëmbimin e kryesimit në renditjen e Serie A, por këtë javë ndoshta diferenca mes tyre do të ndryshojë.

19:01
5 aksionet e policisë, Rama: Rezultatet po vijnë

Kryeministri Edi Rama i interpreton si rezultate dhe shpërblim i një pune të palodhur, pesë aksionet e ndërmarra në ditët e fundit nga Policia e Shtetit në Tiranë, Fier, Shkodër, Elbasan e Lezhë.

18:57
Edhe Azdren Llullaku transferohet në Itali

Virtus Entella është një formacion i bazuar në Chiavari, në zonën e Ligurias, dhe me pretendime modeste në Serie B. Por, ekipi i Apenineve ka fituar vëmendjen e tifozëve shqiptarë, pas firmës së dytë në pak kohë me një futbollist të Kombëtares kuqezi.

18:41
Pr/rezoluta e PD: Të ndryshojë vota për Jeruzalemin! Është antikombëtare

Partia Demokratike thotë se projektrezoluta e dorëzuar prej saj në Kuvend për çështjen e Jeruzalemit dhe votës së Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në dhjetor, lindi si domosdoshmëri e mungesës së konsultimit të Ministrisë së Jashtme me pushtetin ligjvënës.

18:31
Xhafaj përshëndet aksionin e Shkodrës: Forca e ligjit do të godasë fort!

Pas aksionit të Policisë në Shkodër, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj premton se operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdojë të godasë fort.

18:16
Tmerri i “Exchange”-eve, pranga 25-vjeçarit që grabiti 4 pika në 1 muaj

Policia e Fierit thotë se ka arrestuar një 25-vjeçar të dyshuar si autor i një serie grabitjesh me armë të pikave të këmbimit valutor në këtë qytet.

18:00
Bisedimet në Bruksel, sondazhi: Qytetarët duan përfshirjen e SHBA

Gjysma e qytetarëve të Republikës të Kosovës mendojnë se dialogu Prishtinë-Beograd nuk duhet të vazhdojë, nëse nuk do të ketë përfshirje të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proces.

17:58
Shufra ari dhe 1 mln euro piktura në banesë, ish-ministri rumun dënohet me 8 vite burg

Ish-ministri i Financave në Rumani, Darius Valcov u dënua me 8 vite burg nga Gjykata e Lartë rumune, pasi u gjet fajtor për akuzat e pastrimit të parave dhe influencës së paligjshme.

17:51
Dialogu me Serbinë, Hoxhaj: Pa liberalizim vizash nuk ka kuptim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj udhëtoi drejt Strasburgut në Francë, ku zhvilloi takime me deputetë të Parlamentit Europian.

17:26
Kosova entuziaste, “Viber” njeh kodin telefonik +383

Njerëzit në Kosovë reaguan me entuziazëm gjatë kësaj fillimjave, pasi shërbimi i mesazheve dhe thirrjeve telefonike përmes internetit, “Viber”, u bë aplikacioni i parë i telekomunikacionit që njeh dhe përdor kodin telefonik ndërkombëtar të Kosovës.

16:50
Vasili: Rama një “naziskin” i ri, përdori termin “çifut” për hebrenjtë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, doli në një deklaratë për mediat, ku tha se ka mbetur i befasuar nga gjuha e Kryeministrit ditën e sotme në Kuvend.

16:29
SHBA bombardojnë forcat siriane në Deir al-Zour

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të rralla ajrore ndaj forcave proqeveritare siriane, pas asaj që u quajt prej tyre si një “sulm i paprovokuar” ndaj kurdëve aleatë dhe luftëtarëve arabë.

16:20
Atentati në Shkodër, policia arreston dy autorët e dyshuar

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka doli në një deklaratë ditën e sotme mbi ngjarjen e 13 janarit, ku disa persona vendosën tritol në lagjen “Rus”, ku mbetën të plagosur 8 persona.

15:54
Krimet e Rënda, Prokuroria jep pretencën për grupin e Treblovës

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Prokuroria ka dhënë pretencën për 4 të pandehurit e grupit të Treblovës.

15:43
Mbill pemën tënde në Kopshtin e të Dashuruarve më 14 shkurt

Je i dashuruar dhe do të përjetësosh këtë ndjenjë? Tashmë e ke një mundësi nëpërmjet nismës më të re të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës.

15:39
“Përballja e kryesuesve” në Superiore, Skënderbeu pret Flamurtarin

Në javën e 19 të Kategorisë Superiore do të përballen kryesuesit e Skënderbeut me Flamurtarin e vendit të dytë në klasifikim, ndeshja më e rëndësishme e javës nisur jo vetëm nga pozicionet, por edhe forma e mirë që po kalojnë të dyja ekipet.

15:27
Berlusconi kërkon të rikthehet, zgjedhjet në Itali me një ligj elektoral të patestuar

Italia, ekonomia e katërt më e madhe e Europës, shkon me një ligj elektoral të ri e të patestuar në zgjedhjet e përgjithshme të fillimmarsit, për të cilat ekspertët besojnë se nuk do të prodhojnë një fitues të qartë.

15:16
Policia aksion në Elbasan; pas atentatit, sekuestrohen 82 kallëpe tritol dhe armë

Situata e rendit në Elbasan u ndez sërish mbrëmjen e së mërkurës pas disa javësh qetësie.

15:11
Ekskluzive / Leja mjedisore e HEC-eve mbi kanionet e Osumit, e skaduar

Leja mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi Kanionet e Osumit është e pavlefshme sepse i ka kaluar afati.

14:44
Strategjia për Ballkanin, analistët: BE, shumë tone pesimiste

Strategjia europiane e Zgjerimit u pa me entuziazëm nga disa, por ka dhe nga ata që mendojnë se, ndërsa i jepte arsye optimizmi Serbisë e Malit të Zi, 4 vendet e tjera aspirante të rajonit dokumenti i lë duarbosh.

14:38
Kostot e integrimit, BE do të paguajë 1.7 mld euro për Ballkanin

“Strategjia e re për Ballkanin do t’i kushtojë shtrenjtë unionit”, shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, që i shoqëron pretendimet e saj me shifra konkrete.

14:31
Soros financon përpjekjet anti “Brexit”, donacion 400 mijë paund

Grupimi që po lufton për ta mbajtur Mbretërinë e Bashkuar në bllokun europian ka marrë 400 mijë paund prej George Sorosit.

14:11
Basketboll, Panathinaikos kërcënon me braktisjen e “EuroLeague”

Panathinaikos po mendon të lërë “EuroLeague”, ngjarja më e rëndësishme europiane për klube në basketboll për meshkuj.

14:01
Rebelohet Mahrez. Nuk paraqitet në stërvitjet e Leicester prej një jave

Raportet mes Leicester dhe Riyad Mahrez janë ndërprerë përfundimisht. Sulmuesi algjerian ka humbur gjurmët dhe nuk paraqitet në stërvitjet e skuadrës prej 1 jave, e duket se është i vendosur të vazhdojë luftën me drejtuesit e klubit anglez.

13:37
Ermal Meta qëndron në “Sanremo”

Frika për dyshen Meta-Moro merr fund. Pretendentët e Festivaltit të Sanremos janë lejuar të qëndrojnë në garë, pas pezullimit të përkohshëm në vazhdën e polemikave që rrethuan këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”.

13:08
Vota në OKB, Kryemadhi: I kushtëzuar nga tutorët e Ramës

“Vota e 21 dhjetorit ishte faqja më e errët në historinë e politikës së jashtme të Shqipërisë. Kjo është një votë kundër interesave mbarëkombëtare shqiptare”, u shpreh Monika Kryemadhi ditën e sotme në Kuvend sa i përket votës së Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin.

13:08
Marku: Krimet kundër jetës, është rritur agresiviteti i grupeve kriminale

Rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në krimin kundër jetës ka deklaruar kryeprokurorja Arta Marku në analizën vjetore të Prokurorisë së Durrësit.

12:54
Kushtetuesja në kolaps; Meta hap garën për anëtarët, por mungon KED

Në kushtet kur Gjykata Kushtetuese ka katër vende bosh dhe vetëm pesë anëtarë me mandat, presidenti i Republikës shpalli të hapur garën për dy vende vakante në këtë gjykatë.

12:50
Balla: Synim i përbashkët Shqipëri-SHBA, drejtësia

“SHBA pret që hajdutët me çizme të shkojnë në kokërr të burgut”, tha Taulant Balla ditën e sotme në seancën e Kuvendit.

12:32
Basha-shqiptarëve: Çohuni dhe opozitën do e keni në krahë

Nga salla e Kuvendit, ku detyrën e opozitës e quajti tërësisht të pamundur, Basha u bëri thirrje shqiptarëve të marrin në duar fatet e tyre. “Çohuni dhe opozitën do e keni në krahë”, tha Basha.

12:19
PD: Provat që Gjonaj kishte dijeni për hetimin e Seitit në Shqipëri

Partia Demokratike disponon provat që ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kishte dijeni në rrugë zyrtare se Nezar Seiti po hetohej në Shqipëri.

12:19
Në rrugën e aksidenteve; Në hyrje të Elbasanit, asnjë mbikalim për këmbësorët

Në shtatë kilometër rrugë në aksin Bradashesh-Elbasan nuk ka asnjë mbi apo nënkalim për këmbësorët. E gjithë zona në hyrje të Elbasanit është shumë e populluar dhe me trafik të rënduar. Pak ditë më parë aty një grua humbi jetën ndërsa katër persona u lënduan në aksidente të ndryshme.

12:12
Programi i ri mësimor, klasat kolektive drejt mbylljes

Programi tre lëndë në gjashtë orë është i pazbatueshme për të paktën 33 mijë nxënësit e klasave kolektive. Mësimi në to vijon me metodën e vjetër, ndërsa ministria e Arsimit nuk ka gjetur një zgjidhje, por thonë se do punojnë për të eliminuar klasat ku janë bashkë nxënës të disa niveleve.

12:11
Vota në OKB, Rama-opozitës: Nuk e gjeni në Jeruzalem shpëtimin

Për kryeministrin Rama qëndrimi i opozitës për votën Pro rezolutës në OKB që i kërkonte Trump të tërhiqet nga njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është thjesht një justifikim për të hapur debat në Kuvend.

12:07
Plehrat largojnë turistët; Fshati Lin i kthen kurrizin liqenit të Ohrit

Fshati Lin në Pogradec ka potenciale të mëdha për turizëm për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet. Por në mënyrë paradoksale fshati i ka kthyer kurrizin liqenit dhe ndotja në bregun e tij është shumë e madhe. 

11:51
Berisha: Vota në OKB, kundër interesit kombëtar

Deputeti demokrat Sali Berisha e akuzon kryeministrin Edi Rama se po luan me interesin kombëtar.

11:41
Kapen me 68 kg drogë, në pranga një shqiptar dhe një grek

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga autoritetet e policisë finje gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes, në aksin që lidh doganën e Qaf Botës me Igumenicës.

11:32
Guarin lutje Interit: Më ktheni në “shtëpi”

Interi e largoi drejt Kinës dy vite më parë, për 13 milionë euro, por Fredy Guarin duket se nuk po përshtatet dot me klimën aziatike dhe kërkon të rikthehet në “shtëpinë” e tij.

11:32
Basha: Bushati, një gënjeshtar; Nuk i hap negociatat Vettingu

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi ndaj ministrit të Jashtëm, Bushati duke e quajtur atë një gënjeshtar sa i përket deklaratës së tij për negociatat me BE dhe votës në OKB për Jeruzalemin.

11:23
Vota në OKB për Jeruzalemin, Bushati: Qendrimi i Shqipërisë, si ai i BE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se qëndrimi i Shqipërisë pro statusit të Jeruzalemit është një qëndrim konsistent, i mbajtur ndër vite në OKB nga ana e qeverisë shqiptare.

11:12
Rezoluta për Jeruzalemin, Gjosha: Qeveria të rishikojë votën në OKB

Ish ministrja e Integrimit Europian, deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha i kërkoi qeverisë të rishikojë votën e dhënë në rezolutën e Jeruzalemit, duke e theksuar si tejet të nevojshëm.

11:05
Shumë shpejt mund të paguani taksat me Bitcoin

Monedhat digjitale deri më tani janë përdorur në disa vende për të blerë bileta avioni, mobilje, muzikë dhe deri edhe pica. Por shumë shpejt, mund të paguani edhe taksat me to.

11:03
Vota në OKB për Jeruzalemin, Pollo: Pse Shqipëria duhet të armiqësohet me SHBA

Genc Pollo u shpreh në Kuvend se debati për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB për Jeruzalemin është një debat për boshtin e politikës së jashtme dhe deviacionin e saj.

10:36
Interpelanca për Seitin, ministrja Gjoni paralajmëron hetime për paraardhësit

Në një interpelancë të thirrur nga opozita për ekstradimin e Nezar Seitit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni deklaroi se ka vepruar mbi bazë të dokumenteve të prokurorisë dhe gjykatës, siç është vepruar në të gjitha ekstradimet.

10:35
Meta reagon ndaj Presidentit grek: Jo në sintoni me Bushatin e Kotzias

Presidenti Ilir Meta reagoi në një intervistë për mediat ndaj deklaratave të homologut grek Pavlopulos.

10:22
Ekstradimi i Seitit, Alibeaj-ministres Gjonaj: Kallëzim penal për ty, burgu të pret!

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeja deklaroi në Kuvend se do të depozitojë në prokurori kallëzim penal për shpërdorim detyre për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për ekstradimin e Nezar Seitit, i njohur si financieri i Habilajve.

10:15
Elbasan/ Shkatërrohet grupi kriminal, sekuestrohen armë, drogë e 82 kallëpe tritoli

Policia e Elbasanit ka goditur një grup të strukturuar kriminal duke vënë në pranga pesë persona, e duke sekuestruar lëndë plasëse, lëndë narkotike, municione luftarake dhe vlera monetare.

09:56
Për prindërit, aplikacioni që i përditëson për shkollën e fëmijëve

Për shumë prindër shkolla e fëmijëve është koha e njoftimeve, detyrave, lajmërimeve. Teksa duhet të presin që fëmijët ti sjellin këto në shtëpi, pas një ditë të lodhshme në shkollë sigurisht që harrojnë.

09:18
Ikën këshilltari i Trump. Ish-bashkëshortet e akuzojnë për abuzime

Njëri prej ndihmësve më të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen pas pretendimeve për abuzime nga dy ish-bashkëshortet e tij.

09:08
Tiana, fshati i jetëgjatëve. Rekordi në Sardenja arrin 110 vjeç

Antonio Todde ishte njeriu i parë në botë, që u dokumentua se jetoi deri në moshën 110-vjeçare, e ai banonte në Tiana, një fshat në ishullin italian të Sardenjës. Ai u lind në vitet 1800 e vdiq në 2002-shin.

08:56
Vjedhje në internet, arrestohet grupi që grabiti 530 mln dollarë. Dy janë nga Kosova

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka ngritur akuza ndaj 36 personave, për përfshirje në vjedhjen e identitetit të njerëzve në internet, në një skemë që shkaktoi humbjen e 530 milionë dollarëve të klientëve, bizneseve dhe institucioneve financiare.

08:55
Dhunon babain, arrestohet 28-vjeçari

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga një 28-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

08:45
Gjiknuri-McMaster: SHBA mbështet projektet që garantojnë siguri energjitike

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri është takuar me këshilltarin e presidentit Trump për sigurinë kombëtare, Raymond McMaster.

08:38
Hahn, në Beograd: Kosova, kushti i Serbisë për në BE

Nga Beogradi, ku qëndroi për një vizitë të mërkurën, Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn e theksoi fort se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse dëshiron anëtarësimin në BE.

08:20
“Shirli Valentina”, personazhi që reflekton gruan shqiptare

Komedia “Shirli Valentina” vjen për publikun për katër mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorit Willy Russell në skenë me regji nga Driada Dervishi dhe protagoniste në rol aktoren e njohur Olta Daku, vjen në shqip pas 30 premierave botërore.

E mërkurë, 07 Shkurt 2018
22:49
Tatuazhi që përloti Lorik Canën (Foto)

Në studion e “Top Show Magazine”, Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, nuk i përmbajti dot lotët.

22:09
SHBA: Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, edhe një herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

22:03
Ermal Meta: Nuk shkova në Sanremo për t’u tallur me njerëzit

Ermal Meta u pezullua nga gara e Sanremos në pritje të vlerësimeve që vazhdojnë ende për shkeljet e supozuara të rregullores së festivalit për shkak të këngës “Non mi avete fatto niente”.

21:40
Me makinë në argjendari, arrestohen grabitësit e Shkodrës

Policia e Shkodrës njofton se ka arrestuar këtë të mërkurë dy të rinj për grabitjen e një argjendarie të ndodhur më 3 shkurt në lagjen Vasil Shanto të qytetit.

20:50
Institucionet i lënë në qiell të hapur; dhjetëra banorë sorollaten prej 2013-s

Dhjetëra familje në zonën e Tiranës së Re, prej 5 vitesh, janë në qiell të hapur. Shkak janë bërë një seri vendimesh të Hipotekës, Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, prokurorisë, gjykatave dhe përmbarimit.