Xhafaj përshëndet aksionin e Shkodrës: Forca e ligjit do të godasë fort!

08/02/2018 18:31

Pas aksionit të Policisë në Shkodër, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj premton se operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdojë të godasë fort.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj e quan një goditje të fortë ndaj krimit arrestimin e dy personave, të dyshuar si autorë të vendosjes së tritolit në këtë qytet më 13 janar.

Në pak javë, pas një pune intensive dhe profesionale u bë e mundur zbulimi dhe ndalimi i autorëve të shpërthimit me eksploziv të para ca javëve në Shkodër. Vlerësimet më të mira për drejtuesit dhe oficerët e Policisë kriminale të Drejtorisë Shkodër që në pak javë zhvilluan 2 operacione të shkëlqyera”, thotë Xhafaj.

Më herët, Policia e Shkodrës njoftoi se janë vënë në pranga 2 persona nga Elbasani, pasi dyshohet se janë autorë për vendosjes së eksplozivit më 13 janar, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi Lulzim Kulla, i cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit.

Top Channel