Antonio Todde ishte njeriu i parë në botë, që u dokumentua se jetoi deri në moshën 110-vjeçare, e ai banonte në Tiana, një fshat në ishullin italian të Sardenjës. Ai u lind në vitet 1800 e vdiq në 2002-shin.

“Jeta e tij u shtri 3 shekuj”, thotë i biri, Tonino, 84 vjeç, i cili gjithashtu shpreson të arrijë të 100-tat.

Tiana është vetëm një fshat brenda një rajoni të jashtëzakonshëm, në të cilin përqindja e qindvjeçarëve është tri herë më e larte sesa në pjesën tjetër të Sardenjës dhe mbarë territorin e Italisë.

Edhe pse genet e mira, dieta dhe stërvitja shpesh citohen si vendimtare për të jetuar një jetë të gjatë, kërkimet në këtë rajon të Mesdheut tregojnë se ndërveprimi shoqëror mund të jetë po aq i rëndësishëm.

Studimet e kryera atje lënë të kuptohet se kujdesi dhe vëmendja nga anëtarët e familjes, apo përfshirja e ngushtë në aktivitetet e komunitetit, ndihmojnë në ruajtjen e një gjendjeje të shëndoshë mendore, e cila është kritike për mirëqenien e përgjithshme.

Në fillim të viteve 2000, demografi dhe mjeku Dr. Giovanni Pes zbuloi ritme shumë të ulëta vdekshmërie dhe një jetëgjatësi të lartë mes disa fshatrave në Sardenjën qendrore. Ai e etiketonte rajonin si “zonë blu”, një term i përdorur tani për t’iu referuar çdo zone me jetëgjatësi të lartë të popullatës.

Pesë janë identifikuar si të tilla deri tani, duke përfshirë Nicoyan në Kosta Rika dhe Ikarian në Greqi.

Top Channel