Çdo herë zyrat e Hipotekës ZVRPP së Vlorës sjellin një sorollatje dhe asnjëherë zgjidhje për qytetarët.

Prej kohësh këto zyra kanë qenë një gangrene për ata që kërkojnë të bëjnë dokumentet hipotekore të banesave apo tokave të tyre.Shqetësimin e tyre banorët e shprehin dhe tek kamera jonë, ku shprehen , se kanë muaj dhe vite që nuk po marrin asnjë zgjidhje, vetëm sorollatje nga një sportel tek tjetri dhe nga një zyre tek tjetra.

Një grua të moshuar e gjetëm tek sportelet duke ngritur zërin dhe kërkonte zgjidhje për dokumentet që kishte muaj që i kishte dorëzuar dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje, po ashtu një tjetër person dhe ky për hipotekimin e banesave të tij, edhe pse kishte shumë vite që paraqitej pranë zyrave të hipotekës, asnjë përgjigje dhe zgjidhje nuk kishte marrë.

Për këtë situatë u interesuam tek drejtori i ZVRPP, Sokol Banaj, i cili e njihte mirë këtë gjendje tek zyrat e hipotekës, ai u shpreh, edhe pse kam pak ditë në në krye të kësaj drejtorie, kam hapur zyrën time për të dëgjuar dhe marrë masat për çdo shqetësim që qytetarët ngrenë.

Top Channel