Vota në OKB për Jeruzalemin, Pollo: Pse Shqipëria duhet të armiqësohet me SHBA

08/02/2018 11:03

Genc Pollo u shpreh në Kuvend se debati për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB për Jeruzalemin është një debat për boshtin e politikës së jashtme dhe deviacionin e saj.

“Ky nuk është një debat për Jeruzalemin, nuk është një debat për Izraelin, nuk është një debat për palestinezët arab, ky nuk është një debat mbi konfliktin në Lindjen e Mesme, ky është një debat për boshtin e politikës së jashtme, ky është një debat për deviacionin që u shfaq dukshëm në dhjetorin e vitit të kaluar, por që shenjat i ka dhënë edhe më parë”, u shpreh Pollo.

Më tej në fjalën e tij, Pollo u shpreh çfarë pune ka Shqipëria të armiqësohet me SHBA për një vendim që mbetet për t’u parë nëse është me pasoja.

Top Channel