“Lëndimi i të riut nga Elbasani, kambanë alarmi”, Koçiu për protestat: Dhuna e verbër e nxitur nga inatet politike, rrezik për jetën e protestuesve dhe qytetarëve 25/10 17:05
Kuvendi ishte mbledhur për të diskutuar çështje serioze, si ajo e ekstradimit të financierit të trafikantëve të dyshuar të drogës, Habilaj, por edhe për mënyrën sesi Shqipëria votoi në Asamblenë e OKB për çështjen e Jeruzalemit.
Por, në 5 orë debat, fjalori i përdorur nga ata që janë përfaqësuesit më të lartë të popullit, linte shumë për të dëshiruar.
“Raki, kokainë, batak, plonc, groshë, tapë, bylmez”, janë disa nga fjalët “e moderuara” të përdorura nga politikanët.
Kjo është një pjesë shumë e vogël e fjalorit të varfër të përdorur për të dhënë argumentet politike në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa vetë argumentet janë një tjetër histori e ngjashme.
Top Channel