Aksidenti në Pogradec-Lin/ Policia: Viktima, një 26 vjeçare shqiptare banuese në Maqedoninë e Veriut

14/06/2026 12:54

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin “Pogradec–Qafë Thanë”, ku janë përplasur dy automjete, njëri prej tyre me targa të huaja.

Sipas informacionit paraprak, automjeti i drejtuar nga një banor i Korçës është përplasur me një automjet me targa të Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 26-vjeçarja me iniciale E.L., banuese në Maqedoninë e Veriut, e cila udhëtonte si pasagjere në automjetin me targa të huaja.

Njoftimi i policisë thotë “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.

Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“.

Top Channel