Vjosa shkatërroi të mbjellat; Fermerët e luleshtrydheve: Hera e dytë

09/02/2018 10:10

Fatmir Hamataj la emigrimin në Greqi per t’iu kushtuar bujqësisë në fshatin e tij të lindjes. Por brenda tre muajve serat e luleshtrydheve te tij u mbytën dy herë.

Tashmë, prodhimi është shkatërruar, serat janë prishur dhe ujërat e Vjosës nuk janë treguar të mëshirshëm me investimin e emigrantit.

“Dëmi është mbi 60-67 mijë euro”, u shpreh Fatmir Hamataj.

I ndodhur në këto kushte, Fatmiri, kërkon ndihmën e shtetit, i cili sipas tij është i vetmi që mund të ndërhyjë për të ulur sadopak kostot e gjithë dëmit të shkaktuar.

“Kam 25 punëtorë me nga 15 mijë lekë në ditë dhe 120 mijë lekë duan naftë. Shyqyr që kam biznesin në Greqi, atje do iki prapë. Këto do ia la Ramës dhe Peleshit”, u shpreh Fatmir Hamataj.

Në këtë sipërfaqe sere, ku kultivohet luleshtrydhe, nuk ka mbetur më asgjë. Pronari i saj ka treguar se po punon për të mbajtur në jetë fidanët, me shpresën se Vjosa nuk do të dalë sërish nga shtrati e të rrëmbej gjithçka gjen përpara.

Top Channel