U deshën 7 orë në detin e trazuar dhe katër përpjekje, që 90 banorët e një trageti të linjës Brindizi-Vlorë të preknin tokën.
Banorët e zonës pranë vendit të njohur si “Kryqëzimi i Cërrikut”, në Elbasan u tronditën nga të shtëna me armë zjarri në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure.
Disa mjete të ushtrisë kanë filluar ndërhyrjen për largimin e dheut prej pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.
Secili prej 6 vendeve të Ballkanit do ta ketë të pamundur integrimin në BE, nëse nuk ka forcuar shtetin ligjor dhe nuk ka zgjidhur njëherë e mirë problemet me fqinjët.
Gjiganti ndërkombëtar i financave, “Standard and Poor’s” me qendër në Nju Jork, në raportin e fundit për Shqipërinë thotë se vlerësimi për vendin tonë penalizohet pikërisht prej zbatimit të dobët të ligjit, korrupsioni i përhapur dhe institucionet jo efektive, por mbështetet nga forcimi i financave publike.
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga gara e Festivalit të Sanremos, “në pritje të thellimit të shqyrtimeve mbi atë që presupozohet si shkelje e rregullores së Festivalit nga kënga e tyre”, me titull “Non mi avete fatto niente”.
Qeveria ka miratuar kriteret bazë për sektorët e bujqësisë që do të përfitojnë financime nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin zhvilloi nje takim me Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në Kryesinë e Kuvendit.
Drita Muho është e verbër. Ajo humbi shikimin dy vite më parë pasi për shkak të vështirësive ekonomike nuk mundi të kurohej.
Trageti i linjës Brindizi-Vlorë ka mbërritur në orën 11 të paradites së të mërkurës në Portin e Vlorës me 90 pasagjerë në bord.
Dy nga organet ndihmëse të vettingut, Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive detyrohen të japin informacion për njerëzit e drejtësisë edhe tek Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Neymar përfiton mbi 3 milionë euro në muaj, por brenda kësaj hapësire kohore ai mund të dyfishojë pagën sezonale, e për këtë mjaftojnë vetëm disa…klikime.
Autoritetet portuale të Durrësit kanë ndërprerë përpunimin e anijeve si për mallra, ashtu edhe pasagjerësh.
Banka e Shqipërisë miratoi një paketë masash ligjore, të cilat synojnë të ulin përdorimin e euros në ekonominë shqiptare.
Avionët izraelitë raportohet se kanë bombarduar befasisht një kompleks ushtarak sirian në afërsi të kryeqytetit Damask.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet në 6 mujorin e dytë të 2017-s.
Qeveria ka reaguar për herë të parë pas denoncimit nga Top Channel për planin e ndërtimit dy hidrocentraleve mbi Kanionet e Osumit.
Menjëherë pas transmetimit në Top-Channel të problematikës në autostradën Tiranë-Durrës, firma e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugës reagoi duke mbushur gropat e thella në aksin Vorë-Maminas që ishin kthyer në burim aksidentesh.
Gjatë vizitës në Estoni ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u takua me homologun e tij, Sven Mikser.
Policia italiane goditi dy grupe kriminale që trafikonin drogë nga Shqipëria. Në pranga në total u vunë 15 persona, identitetet e të cilëve nuk dihen.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka marrë pjesë në një diskutim të hapur në Universitetin e Harvardit, në Boston
Një ditë pasi Top Channel publikoi dokumente ekskluzive të një koncesioni të fshehtë për dy hidrocentrale mbi një zonë të mbrojtur si “Monument Natyre” në Kanionet e Osumit, skandali thellohet më tej. Siç rezulton nga një dokument i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, hidrocentralet kanë një mospërputhje të vendndodhjes sipas koordinatave, me lejet e marra.
Dhimitraq Ziu është komanduar drejtor i Policisë së Tiranës pas emërimit të Ardi Veliut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Zgjedhjet për kreun e FSHF-së i ka përshëndetur edhe zv.presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis, i pranishëm gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj të mërkure, por që ka ardhur në Tiranë prej afro një jave për monitorimin e procesit, që duket se ka marrë notat më të larta.
Gjyqtarja Iliriana Olldashi e Gjykatës së Krimeve të Rënda konfirmoi sot masën e sigurisë arrest me burg për tre ish-drejtorët e rrugëve Dashamir Xhika, Aksel Qurduka dhe Albens Alite, të dyshuar për shpërdorim detyre në rrugën Tiranë-Elbasan. Për Xhikën ky është arresti i dytë, pas çështjes së rrugës Elbasan-Gjinar.
Qeveria ka miratuar sot projektligjin për vetingun e policisë, vlerësimi kalimtar i punonjësve që përfshin policinë, Gardën dhe SHÇBA.
Aq përshtypje i ka bërë Donald Trumpit parada ushtarake në Ditën e Bastijes, vitin e kaluar, sa i ka kërkuar Pentagonit të organizojë një shfaqje të ngjashme në Uashington DC.
Strategjia e BE-së për Ballkanin, e prezantuar një ditë më parë në Bruksel, shënoi zyrtarisht ndryshimin e paralajmëruar të kursit pas zotimeve të mëhershme për frenimin e zgjerimit, në vazhdën e pranimit të nxituar të Rumanisë e Bullgarisë.
Pas një nate të gjatë negociatash, marrëveshja e koalicionit të madh në Gjermani arriti të marrë formën e saj përfundimtare.
Vetëm në një javë nga nisja në kryeqytet e aksionit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të ujit të pijshëm janë verifikuar 280 biznese.
Në ambientet e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Berat, gjen gjithmonë radhë qytetarësh.
Skema e re e ndihmës ekonomike ka nxjerr jashte listës shume qytetarë. Kjo ka bërë që shume prej qytetarëve të përjashtuar nga ndihma ekonomike të zëne derën e institucionit të Shërbimit Social Shtetëror.
Me përfundimin e procesit të votimit, që rikonfirmoi Armand Dukën si kreun e FSHF-së për një mandat të pestë, rivali i tij Bashkim Fino deklaroi se e priste këtë rezultat, e për këtë arsye nuk mund të ishte i zhgënjyer. Sipas tij, ky ka qenë një proces i parregullt për shkak të listës së delegatëve.
Shkatërrimi i urës 200-vjeçare të Ali Pashës po përjetohet nga banorët e fshatit Hoshtevë si të ishte një mort. Kjo sipas tyre është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Zagorie.
Pak sekonda pasi Armand Duka është rikonfirmuar në krye të FSHF, ai është takuar me rivalin e tij në këtë garë deputetin socialist, Bashkim Fino.
Edhe pse lumi Vjosa ka hyrë në shtratin e tij, ujrat në fshatin Fitore të Vlorës nuk janë larguar plotësisht. Banorët po punojnë për të hequr baltën nga banesat e tyre.
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka marrë pjesë në analizën vjetor të Prokurorisë së Elbasanit, si dhe në përurimin e ndërtesës së re të Prokurorisë.
Armand Duka është rizgjedhur për herë të pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit pas votimit të mbajtur ditën e sotme në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore. Duka ka marrë 38 vota në raundin e dytë, ndërsa rivali i tij Bashkim Fino ka marrë 24 vota, ndërsa 3 të tjera rezultuan të pavlefshme.
Shkumbini është kthyer në mallkim për shumë banorë të fshatrave të Lushnjës. Ujërat e lumit, sa herë del nga shtrati i përmbytin duke iu shkatërruar gjithçka. Bledar Koreshi ishte sot në një nga shtëpitë që përmbytet tre herë në vit në këtë zonë.
Vitet e gjata të punës në minierën e Bulqizës, janë shoqëruar edhe me sëmundje kronike tek minatorët.
Një 24 vjeçar i ndaluar nga Policia e Sarandës u ka shpëtuar forcave të policisë pak minuta para se të hynte në sallën e gjyqit.
Stani i Ruzhdi Hoxhës është një prej rreth 60 staneve që janë përmbytur 3 herë në tre vite, dy prej të cilave vetëm gjatë dy muajve të fundit.
Një ditë pas publikimit të strategjisë së zgjerimit të Bashkimit evropian drejt Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën kushtuar reformimit të shërbimeve. Kryeministri zgjodhi të mos thotë asnjë fjalë për strategjinë, por u ndal te reforma në administratë, që është megjithatë një nga 5 përparësitë e Shqipërisë për çeljen e negociatave me Brukselin.
Ndërsa pritet që të fillojë votimi për kreun e FSHF, kandidati Bashkim Fino u shpreh para delegatëve se arsyeja se përse ai kërkon votën për të marrë drejtimin e futbollit shqiptar është se kërkon që ta fusë atë në një etapë të re.
Në fjalën e tij ku kërkoi votën në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit, presidenti Armand Duka shpalosi arritje e FSHF, ndërsa u shpreh se sot duhet dhënë mesazhi që futbolli te jetë i pavarur nga politika.
Një gol i jashtëzakonshëm, nga ata që realizohen rrallë në futboll është shënuar në Kupën Libertadores.
Kosova, e fundit për sa i takon procesit integrues të Ballkanit, në strategjinë e zgjerimit trajtohet sipas shefes së zyrës së BE-së në Prishtinë, ashtu si vendet e tjera të rajonit, me perspektivë të qartë dhe kushte të njëjta të anëtarësimit.
Motra me shumë ndikim e udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, të premten në Korenë e Jugut.
“Space X” e bëri përsëri! Kompania avangarde e sipërmarrësit miliarder amerikan, Elon Musk, arriti të papriturën me lëshimin e suksesshëm të raketës së saj të re, “Falcon Heavy”, nga Qendra Hapësinore “Kennedy” e Floridës.
Deri dje një objekt i rrënuar plotësisht, i mbuluar me ferra dhe që kundërmonte erë të keqe. Pak kush e dinte se shumë vite më parë ajo ka qenë një godinë që i shërbente notarëve të Liqenit Artificial, por e harruar në vite ajo ishte degraduar në një rrangalle që nuk shërbente për asgjë.
Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, superfavoritët e “Sanremos”, rrezikojnë skualikimin. “Nuk kanë arritur ende të performojnë, por kërcënohen që tani me heshtje”, shkruan “La Stampa”.
Në hapje të Asamblesë së 7 të Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit, presidenti Armand Duka u shpreh se sot merren vendime për fatet në vijim të futbollit shqiptar.
Moti këtë të mërkurë paraqitet me vranësira të shpeshta duke sjellë gjatë paradites shira fillimisht në perëndim e gradualisht reshjet përfshijnë gjithë vendin.
Në hotel “Adriatik” në Durrës mbahen sot zgjedhjet për president në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Lëkundje të tjera toke goditen Taivanin pas tërmetit të magnitudes 6.4, që vrau të paktën 4 vetë e plagosi mbi 200 të tjerë. Më shumë se 140 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur në qytetin e Hualienit.
Asambleja e 7 e Përgjithshme Zgjedhore në Federatën Shqiptare të Futbollit filloi punimet në orën 09:00 të ditës së sotme në hotelin “Adriatik” në Durrës.
Klajda Gjosha deklaroi në studion e “Top Show” se “deklarata e Bashkimit Europian përsa i përket Shqipërisë ishte me gjuhë evazive dhe ngre pikëpyetje, pasi Shqipëria ende nuk ka plotësuar kushtin kryesor: reformën në drejtësi dhe vetting-un.
Maqedonia i ka bërë lëshimet e para në kuadër të riparimit të raporteve me Greqinë.
Shumë diferencë mes Bayern Munchen dhe Paderbornit të kategorisë së tretë në çerekfinalen e Kupës së Gjermanisë.
Fiks Fare ka sjellë në vëmendje sorrollatjen e një qytetari nga Sukthi, i cili u penalizua padrejtësisht nga Policia e Qarkullimit Rrugor Lushnje. Për tre ditë me radhë Alvin Hajdini pezulloi punën, pasi iu mor patenta padrejtësisht.
Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në një “makth” për drejtuesit e mjeteve.
E ardhmja e Elseid Hysajt te Napoli, në Serie A, nuk është e sigurtë. Jo për shkak të ndonjë problemi mes futbollistit shqiptar dhe trajnerit apo drejtuesve të ekipit.
Fushata ka përfunduar dhe mëngjesin e së mërkurës në orën 9, në hotelin “Adriatik” në Durrës do të fillojë punimet Asambleja e 7 e Përgjithshme Zgjedhore.
Esmeralda Belba është një 32-vjeçare nga Kavaja. E vetmja pasuri që ka është djali i saj, Muhamedi 9-vjeçar, frut i një bashkëjetese që u paragjykua edhe nga familja e saj.
Një koncesion i mbajtur i fshehtë për disa vjet kërcënon të shkatërrojë një nga atraksionet më të bukura turistike të Shqipërisë, Kanionet e Osumit.
Në strategjinë e zgjerimit të publikuar nga Bashkimi Europian këtë të martë u konfirmuan zërat se Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen më pranë procesit të anëtarësimit me unionin.
Në kongresin amerikan u mbaj një forum mbi sfidat gjeopolitike në Europën juglinodre. Pjesëmarrësit ku përfshiheshin ligjvënenës amerikanë dhe politikanë të rajonit dhe të vendeve të ndryshme të Europës Perëndimore shprehën shqetësimin rreth përpjekjeve ruse për ndërhyrjen në rajon dhe ndikimin që mund të kenë në rrethana të tjera gjeopolike në botë për stabilitetin në këtë rajon.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 troditi ishullin e Tajvanit, sidomos qytetin Hualien, ku janë rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesa shumëkatëshe.
“Kush dhe çfarë po e pengon zj.Vlahutin të flasë për asgjësimin e ONM?”. Me këto fjalë, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka nisur komentimin e deklaratës së ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë pas publikimit të strategjisë së zgjerimit nga Brukseli.
Ronald Koeman është rikthyer këtë të martë në skuadrën e tij më të dashur, në Kombëtaren holandeze të futbollit.
Partia Demokratike thotë se sistemi i ri i drejtësisë po kapet përmes promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të periudhës së komunizmit, që sipas saj, janë përfshirë në vendime të drejtpërdrejta politike në atë kohë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një darkë pritëse për të gjithë kandidatët dhe pjeswtarët e Asamblesë Zgjedhore, pak orë përpara fillimit të punimeve të saj.
Ajo se çfarë diskutoi Recep Taip Erdogan dhe Papa Françesku në Romë mbeti brenda mureve të sallës së takimit mes tyre.
Urdhërarresti nga Britania e Madhe kundër Julian Assange është ende i vlefshëm. Ky është vendimi i gjykatës “Westminster Magistrates’s Court”.
Falë një telekamere të fshehur në televizor, karabinierët e Compagnia Torino San Carlos kanë arritur të ndalin 48 persona, të cilët kishin mundur të krijonin një organizatë kriminale senegaleze trafikantësh droge.
Aktivitetet afatgjata të kontrollit të territorit në provincën e Pavias, e mbi të gjitha në rrethinat e qytetit, kanë evidentuar një aktivitet të tregtisë së lëndëve narkotike, të llojit kokainë dhe marijuanë, jo vetëm në zonat urbane të Pavias, Vogheras dhe Vigevanos, por edhe në vende kryesisht të qeta si Belgioioso, ku prania e bimëve të larta e të dendura u siguronin trafikantëve një mjedis ku mund të vepronin pa u penguar.
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Lezhës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal.
Vrasja e 40-vjeçarit Devi Kasmi duket se është urdhëruar nga burgjet greke, siç njofton e përditshmja prestigjioze greke, “Kathimerini”, e cila iu referohet zyrtarëve të lartë të policisë greke që po ndjekin çështjen me shumë interes.
Disa orë nga Asambleja e Përgjithshme zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të zgjidhen presidenti dhe organet drejtuese të saj, në Tiranë kanë mbërritur vëzhgues të UEFA-s dhe FIFA-s.
Tregjet botërore janë janë në rënie të lirë. Pas rënies rekord një ditë më parë të bursave amerikane, të njëjtin trend kanë ndjekur edhe tregjet financiare të Europës dhe ato aziatike. Bursat e Londrës, Parisit e Frankfurtit u çelën që të gjitha me humbje, që mbërrinin deri në 3%, përpara se të rikuperonin disi me kalimin e orëve, ndërsa para tyre, indeksi japonez “Nikkei 225” pësoi humbjen më të madhe të pikëve brenda një dite, që prej vitit 1990.
Menjëherë pas deklaratës së përbashkët së Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin “përktheu” strategjinë e BE-së për Shqipërinë në situatën aktuale politike në vend.
Pas Italisë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për dosjen Habilaj-Tahiri.
111 metra, 30 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë, këto janë të dhënat e kullës që do ndërtohet ngjitur me pjesën e pasme të “Hotel Tiranës”, në qendër të kryeqytetit.
Vetëm 5 km larg nga qendra e qytetit të Shkodrës, rrëzë malit të Taraboshit, një nënë me tre fëmijë, prej 10 vitesh që kur i është djegur banesa në fshat, jeton në një tunel ushtrie të braktisur në kushte ekstreme varfërie, pa ujë, pa drita, pa punë e më të shumtët e ditëve edhe pa bukë.
Pyetur nga gazetarët për ndikimin rus në Ballkan përfaqësuesja e lartë e BE për politikë të Jashtme Federica Mogherini pranoi se ka ndikime të tjera në rajon por jo aq të fuqishëm sa BE.
Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor foli edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duke theksuar se është thelbësore për të dyja vendet.
“Sot ky është mesazhi jonë, që ne do të ndajmë një të ardhme të përbashkët brenda BE”. Ky është mesazhi që dha Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.
Ditmir Bushati, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme është duke zhvilluar një tur rajonal në vendet Baltike.
Shembja e urës shekullore të Orgockës në Kolonjë, si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit ka bërë që ky monument kulture të humbasë përfundimisht.
Premier League pritet të ndryshojë kalendarin dhe të përfshijë edhe pushimet dimërore, siç ndodh në kampionatet më të rëndësishme në Europë: La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Bashkimi Europian, kërkon nga partitë politike që të reforma zgjedhore të adresojë siç duhet çështjen e financimit të partive dhe fushatës zgjedhore.
Reshjet intensive të shiut gjatë fundjavës dhe shkrirja e borës kanë rritur nivelin e Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës.
Pas përmirësimit të situatës së përmbytjes në fshatrat përgjatë shtratit të lumit Vjosë, nën pushtetin e ujit ndodhen fshatrat Povelcë dhe Darëzezë të njësisë administrative.
Gjatë vizitës së tij në SHBA, ministri i shtetit për Diasporën Pandeli Majko është takuar edhe me shoqatën APEN, e cila ka si qëllim bashkimin dhe promovimin e shqiptarëve profesionistë, të tillë si sipërmarrës apo artistë.
LSI shpreh qendrimin kundër reformës së ujit të bërë publike nga qeveria dhe që po diskutohet në komisionet parlamentare.
“Conde Nast Traveler” shkruante në vitin 2016 se, në mjaft vende të Europës, si Austria, Belgjika, Danimarka, Italia, Luksemburgu, Zvicra e disa të tjera, mund të pish pa frikë ujë nga rubineti. Por në shtete si Shqipëria, Bullgaria, Kosova, Serbia apo Mali i Zi, revista e njohur e udhëtimeve këshillonte të blihej ujë me shishe.
Themeluesi i Tesla Elon Musk është përfshirë në shumë projekte gjigante duke filluar nga krijimi i linjave të furnizimit të makinave me energji elektrike, tek treni hyperloop që pritet të arrijë shpejtësinë marramendëse prej 1.000 km/orë, por sëfundmi ai është përfshirë në një tjetër projekt gjigant.
Avokatët e presidentit Donald Trump po përpiqen ta bindin që të mos bjerë dakord për t’u intervistuar nga prokurori special, Robert Mueller, pjesërisht edhe për shkak të frikës se ai mund të inkriminojë veten përmes deklaratave të rreme dhe mund të akuzohet se gënjeu hetuesit.
Drejtori i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan kanë analizuar hetimet e deritanishme, për të përcaktuar se si do të veprojnë më tej.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë orët e fundit ka marrë kërkesa të tjera nga 32 sportistë rusë për të qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin këtë të premte në Pyeongchang të Koresë së Jugut. Mes sportistëve që kanë bërë një kërkesë të tillë është edhe Viktor Ahn, fenomeni koranojugor i natyralizuar si rus i pistave të shpejtësisë, fitues i 3 medaljeve të arta dhe një të bronztë në Sochi 2014.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?