Përmbyset një anijeje pranë Maltës, humbin jetën 10 emigrantë që vinin nga Libia, shpëtohen dhjetëra të tjerë Lëkundje të tjera toke goditen Taivanin pas tërmetit të magnitudes 6.4, që vrau të paktën 4 vetë e plagosi mbi 200 të tjerë. Më shumë se 140 persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur në qytetin e Hualienit.
Banorët janë këshilluar t’u qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara, e rreth 800 vetë po strehohen aktualisht nëpër godina të komunitetit. Pamjet që mbërrijnë nga qyteti mjaft popullor në mesin e turistëve tregojnë godina të anuara keqas, pirgje inertesh e dëmtime të mëdha në rrugë.
Tërmetet nuk janë një fenomen edhe aq i pazakontë për banorët e Hualienit, por ai i së martës, më i forti prej vitesh të tëra, ishte veçanërisht shokues.
“Është hera e parë në jetën time që përjetoja një gjë të tillë. Nuk dija çfarë të bëja, mendimi i parë që më erdhi në kokë ishte të fshihesha poshtë krevatit. Në fund, bashkë me të afërmit e mi dhe fqinjët dolëm jashtë me vrap”, tha një banor.
“Kur ra tërmeti, ne e kishim ende restorantin hapur. Nuk u mendova gjatë, por rrëmbeva gruan e fëmijën e dolëm në rrugë. Pas kësaj u përpoqa të shpëtoja edhe njerëz të tjerë”, tha një pronar restoranti.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë, të ndihmuar edhe nga trupat e ushtrisë, punuan përgjatë të gjithë natës për të gjetur të mbijetuar dhe arritën të nxirrnin rreth 150 persona nga banesat e dëmtuara, por lëkundjet e mëpasshme të tokës i kanë vështirësuar së tepërmi përpjekjet e shpëtimit.
Top Channel