Skema e re e ndihmës ekonomike ka nxjerr jashte listës shume qytetarë. Kjo ka bërë që shume prej qytetarëve të përjashtuar nga ndihma ekonomike të zëne derën e institucionit të Shërbimit Social Shtetëror.

Një pjesë e madhe janë të moshuar në moshë pensioni ndërsa një pjesë e mirë e tyre janë familje në nevojë. Ndërsa qytetarët të irrituar ngrenë zërin se janë të paqartë punonjësit e institucionit të Shërbimit Social japin shpjegime:

“Gjatë vitit 2017 bashkia e Beratit kishte 668 përfitues, ndërsa në 2018 nga skema e re janë përzgjedhur fitues 300 familje. Të gjitha ato familje që kanë aplikuar në sistem dhe nuk janë shpallur fitues për shkak të pikëzimit, do të trajtohen rast pas rasti nga administratorët socialë të bashkisë së Beratit dhe do i çojnë për propozim këshillit bashkiak për të përfituar nga fondi 6% i ndihmës ekonomike. Nga ana tjetër mund të përfitojnë gjithashtu dhe nga fondet vendore që ka për familjet në nevojë vetë bashkia e Beratit”, thotë Mirela Buhuri, drejtore e Shërbimit Social Shtetëror.

Ata që kanë humbur ndihmën ekonomike në Berat janë shumë dhe një pjesë e mire thonë se ato para ishin mundësia e vetme për jetesë.

 

Top Channel