Ndryshimet në polici; Dhimitraq Ziu në krye të policisë së kryeqytetit

07/02/2018 15:05

Dhimitraq Ziu është komanduar drejtor i Policisë së Tiranës pas emërimit të Ardi Veliut, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ziu ka një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu dhe aktualisht mbante detyrën e zv\drejtorit të policisë së kryeqytetit.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar edhe lëvizje të tjera në drejtoritë e policive në qarqe.

Top Channel