Dialogu Serbi-Kosovë, Mogherini: Në interes të të dyja palëve

06/02/2018 14:58

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor foli edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duke theksuar se është thelbësore për të dyja vendet.

“Dialogu i ardhshëm mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësore për të dyja, për të ardhmen e raporteve të tyre dhe të gjithë rajonit, edhe për një perspektivë aderimi në BE. Ata e dinë shumë mirë, punojmë mirë bashkë dhe punojnë mirë bashkë. Ka gjithmonë cikle elektorale dhe politike që duhen patur parasysh gjë që e bëjmë dhe në vendet tona anëtare. Tani jam e inkurajuar për faktin se të dy presidentët kanë lançuar një fazë të re dialogu që kërkon normalizimin e raporteve, dhe unë mendoj se mund të jetë përmbyllur pozitivisht, nëse ka vendosmëri të lidershipit dhe sforco nga ana jonë brenda këtij mandati”, tha Mogherini.

Top Channel