E martë, 06 Shkurt 2018
13:20
Avokatët nxisin Trumpin të mos dëshmojë para Mueller

Avokatët e presidentit Donald Trump po përpiqen ta bindin që të mos bjerë dakord për t’u intervistuar nga prokurori special, Robert Mueller, pjesërisht edhe për shkak të frikës se ai mund të inkriminojë veten përmes deklaratave të rreme dhe mund të akuzohet se gënjeu hetuesit.

13:13
Rruga Tiranë-Elbasan, Haxhinasto: Drejtova politikisht

Drejtori i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit dhe prokurorët e Krimeve të Rënda që po hetojnë dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan kanë analizuar hetimet e deritanishme, për të përcaktuar se si do të veprojnë më tej.

13:10
Olimpike dhe doping, 32 rusë kërkojnë pjesëmarrjen

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë orët e fundit ka marrë kërkesa të tjera nga 32 sportistë rusë për të qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore që nisin këtë të premte në Pyeongchang të Koresë së Jugut. Mes sportistëve që kanë bërë një kërkesë të tillë është edhe Viktor Ahn, fenomeni koranojugor i natyralizuar si rus i pistave të shpejtësisë, fitues i 3 medaljeve të arta dhe një të bronztë në Sochi 2014.

13:07
Kosovë, shtyhet shqyrtimi i marrëveshjes me Malin e Zi

Kryesia e Parlamentit të Kosovës, shtyu në kohë të pacaktuar shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, në pritje të një pajtimi ndërmjet partive politike që janë thellësisht të ndara rreth kësaj çështjeje.

12:51
Pagat e futbollistëve, Neymar fiton 3 milionë euro në muaj

Futbolli dhe paratë janë një binom që sjell suksesin në futbollin modern dhe kjo është faktuar me manovrat që kanë bërë klubet më të fuqishme evropiane.

12:25
Uji, në Korçë më pak probleme

Kontrollet e shumta në kuadër të reformës së ujit vazhdojnë edhe në bashkinë e Korçës, por deri tani nuk ka pasur asnjë konstatim të parregullsive apo shkelje nga ana e subjekteve private.

12:20
Kontrollet për ujin në Vlorë, i lartë numri i lidhjeve të paligjshme

Në kuadër të aksionit të madh, pjesë e reformës së ujit, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime, është përqendruar në pikat e karburantit në qytetin e Vlorës, të cilat kanë edhe aktivitete si lavazhe.

12:08
Barcelona, “dhuratë” talentin 21-vjeçar Milanit

Barcelona duket se është e gatshme për të shpenzuar 30 milionë euro për një prej talenteve të së ardhmes, qendërmesfushorin e Gremios, Arthur Melo.

12:06
Aktorët mbjellin pemë në parkun e Liqenit, Veliaj: Amfiteatri, gati shumë shpejt

Aktorët e shfaqjes së suksesshme “Nata e Dymbëdhjetë” e Uilliam Shekspirit, e cila u vu në skenë në Teatrin e Metropolit, por edhe drejtoresha e Teatrit, Jonida Beqo, aktorët e mirënjohur të filmit dhe skenës, Marjeta Ljarja dhe Gaz Paja, iu bashkuan kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të mbjellë 45 pemë mimozash në Parkun e Liqenit Artificial.

12:01
Hyrja e Ballkanit në BE, prezantohet sot strategjia. Gjermania e pret me rezerva

Qeveria gjermane shprehu rezerva lidhur me strategjinë e re të Komisionit Europian për Ballkanin, e cila prezantohet sot në Strasburg me synimin t’i japë një shtysë integrimit të vendeve të rajonit në BE.

11:17
“CEZ”, gjykohen në mungesë dy ish-zyrtarët, akuzohen për mashtrim

Pas 10 muajsh nga nisja e procesit gjyqësor, prokuroria ka mundur të paraqesë në seancë kërkesën për gjykim ndaj dy ish drejtuesve çek të CEZ-it, Josef Hejsek dhe Jan Ivan.

11:02
Basha-fermerëve: Qeveria ju braktisi, protestoni para kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me fermerët e Divjakës u kërkoi këtyre të fundit të protestojnë para kryeministrisë ndaj braktisjes nga qeveria.

10:53
Dhunon ish dhëndrin dhe prindërit e tij, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Korçës, pasi ka dhunuar ish dhëndrin dhe ish krushqit e tij.

10:42
Mjegulla pengon kryeministrin Markoviç, anulon vizitën në Prishtinë

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dusko Markoviç, në Kosovë është anuluar për shkak të mjegullës së dendur që ka penguar uljen e avionit në pistë.

10:32
Plehrat në rrugë, gjobiten dy lokale në Tiranë

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon me denoncimin publik të lokaleve që hedhin qeset e plehrave vend e pa vend.

10:28
Dhunon 19-vjeçarin, arrestohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Biranj në Korçë është arrestuar për nga efektivët e policisë për dhunimin e një personi.

10:24
Gjiknuri në SHBA, diskutime për TAP dhe IAP

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një vizitë pune në SHBA, ku ka zhvilluar takime në Departamentin e Shtetit.

09:58
Ndahet nga jeta ish kryetarja e minibashkisë së Kombinatit, Luzhiana Abazi

Luzhiana Abazi, ish kryetarja e njësisë bashkiake nr.6 në Kombinat, ka mbyllur sytë këtë mëngjes pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

09:11
Bursat, në pikiatë. Nis nga SHBA, tregjet financiare janë tronditur edhe në Europë

Bursat europiane ndoqën trendin e atyre aziatike, që ranë në pikiatë pas asaj që shtypi botëror e cilësoi si “e hëna e zezë e Wall Street”-it.

08:58
E tmerrshme, gjarpri i merr jetën gruas shtatzënë!

Një grua shtatzënë dhe foshnja e saj kanë vdekur pasi u kafshuan nga një gjarpër në oborrin e shtëpisë.

08:30
Gjeti 6 mijë dollarë, ia ktheu pronares. Shqiptari flet për TCH nga Australia

Adem Gashi bëri bujë në Australi me veprimin e tim, ku pasi gjeti në tren një çantë me 6250 dollarë vendosi të ia kthejë ato pronares.

E hënë, 05 Shkurt 2018
23:07
Tronditet politika greke. Dy ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra akuzohen për korrupsion

Një hetim i prokurorisë greke për praktikat e firmës zvicerane
të barnave “Novartis” ka zbuluar implikimin e 10 politikanëve grekë në atë që konsiderohet si skandali më i madh politik nga krijimi i shtetit. Dy ish-kryeministra dhe 8 ish-ministra janë të përfshirë në këtë aferë, që dyshohet se kanë marrë ryshfet nga kompania dhe shteti grek ka humbur mbi 2 miliardë euro.

22:56
Chelsea turpërohet dhe ofendohet nga Watford (Foto)

Chelsea është mposhtur thellë nga Watford dhe rrezikon tashmë vendin e katërt në klasifikimin e Premier League.

22:45
Seria A, Lazio mposhtet nga Genoa në “Olimpico”

Lazio është mundur nga Genoa në shtëpi me rezultatin 1-2, duke mos shfrytëzuar hapin fals të Interit për t’u shkëputur në vendin e tretë të klasifikimit.

20:45
Denoncimi i Fiks Fare / 600 euro për certifikatë nga “British Council”

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës marrjen e certifikatave të gjuhës angleze në “British Council”, në Tiranë kundrejt një pagese prej 600 eurosh. Një person, pa bërë asnjëherë testim, mori certifikatën për njohuri të testit APTIS. Në vend të tij, shkoi dikush tjetër.

20:18
Drejtësia në dorë të fatit; goglat vendosin anëtarët e parë të KLGJ-KLP

Me fat dhe jo me votë u përzgjodhën anëtarët jo gjyqtarë dhe ata jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

20:11
“Arena Kombëtare” po merr formë

Stadiumi i ri që do të presë ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit po materializon projektin e bukur në një prej veprave më madhore sportive në vendin tonë.

19:51
Olimpiket Dimërore, ceremoni hapjeje në… -22 gradë Celsius

Tensioni mes Koreve ishte shqetësimi kryesor i autoriteteve, kur vendosën të organizonin për herë të parë Lojërat Dimërore në Pyeongchang, por në të vërtetë, për vendasit janë temperaturat ekstremisht të ulëta, ato që po minojnë përgatitjet për ceremoninë e hapjes.

19:39
Kriza politike në Maldive, shpallet gjendja e emergjencës

Keni parashikuar të kaloni pushimet në Maldive sivjet? Mendohuni dy herë para se të niseni, pasi ndoshta nuk është koha e përshtatshme për të shkuar atje.

19:37
Dosja greke e ish-policit. Avokati: U dënua për përdorim e trafik droge

Pas konfirmimit nga policia greke, se Efthimios Efthimiou është akuzuar në të kaluarën e tij në Greqi, midis të tjerash për trafikimin e 6 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit, si dhe për trafikimin e paligjshëm të emigrantëve nëpërmjet Aeroportit “Eleftherios Venizelos” dhe Doganës së Kapshticës në vitet 2008-2009, edhe avokati i tij Sakis Kehajoglou, i njohur gjithashtu si avokati i Alket Rizait, ka folur në Top Channel për të kaluarën e shtetasit grek, që tashmë akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit.

18:50
De Biasi, pranë rikthimit në Serie A. Në diskutime me Spalin

Dita e fundit kur Gianni De Biasi diskutohej në elitën e trajnerëve të Serie A ishte 21 shkurti i vitit 2010.

18:47
Ardi Veliu merr detyrën: Policia ka nevojë për një ritëm të ri

“Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik për të përballuar sfidat që ka. Policia e Shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më eficent të burimeve njerëzore”.

18:27
Pallati nën baltë, banorët kërkojnë rikthimin: Jemi jashtë!

Banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit, ku rrëshqiti masivi i dheut në Gjirokastër, janë përleshur me policinë pasditen e së hënës.

18:21
Pas 59 vitesh, Erdogan viziton Vatikanin. Jeruzalemi e Siria, tema diskutimi me Papa Françeskun

Vizita e presidentit Recep Tayyip Erdogan në Vatikan, për të biseduar me Papa Françeskun, shënon herën e parë në 59 vite që një president turk shkel në Selinë e Shenjtë.

18:07
Serbia anëtare e BE brenda 2025? Shqipëria sërish pa afate

Komisioni Europian del me një strategji të re për Ballkanin Perëndimor, si përpjekje e radhës për të nxitur dhe përshpejtuar procesin e reformave.

17:45
Demarkacioni, Kryeministri malazez viziton Prishtinën

Klasa politike në Kosovë nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët për ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

17:29
Shilton nuk e harron golin e Maradonës, kusht për ta takuar: Ndjesa publike

Kanë kaluar më shumë se 30 vite nga goli më i famshëm i shënuar me dorë në një ndeshje futbolli.

17:21
Probleme te Barcelona, Pique do të mungojë ndaj Chelsea

Gerard Pique u dëmtua në ndeshjen Espanyol-Barcelona dhe do të mungojë në supersfidën e Champions League ndaj Chelsea.

17:03
F1, 20 fëmijë në krah të heronjve të tyre! Zëvendësojnë femrat joshëse

Ikin bukuroshet me minifunde e taka të larta, vijnë fëmijët. Revolucioni sa i përket momentit përpara nisjes së garave të Formulës 1, i shumëkërkuar nga pronarët e rinj të “Liberty Media”-s, ka sjellë një nismë të re.

17:00
Greku vrasës me pagesë mbetet në burg

I dyshuari si vrasësi me pagesë i Devi Kasmit, ish-polici grek Eftimius Eftimiu u la në masën e sigurisë arrest me burg pasditen e së hënës nga Gjykata e Tiranës.

16:56
“Dua të të bëj të lumtur”, nga 17 shkurti në TCH

“Dua të të bëj të lumtur” nuk është thjesht një program televiziv, është një copëz nga jeta e përditshme e secilit prej nesh.

16:41
Para në këmbim të Shengenit, arrestohet oficeri i Qafë-Thanës

Një oficer i policisë kufitare me detyrë në Pikën Doganore të Qafë-Thanës u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

16:38
Tensioni diplomatik Turqi-Holandë arrin kulmin

Holanda ka tërhequr zyrtarisht ambasadorin e saj në Turqi, e ka njoftuar se asnjë ambasador i ri turk nuk do të pranohet në Hagë.

16:25
Britani, “hacker”-i i kërkuar nga SHBA i shpëton ekstradimit

Britaniku Lauri Love, një “hacker” i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, fitoi apelin e tij në Gjykatën e Lartë kundër ekstradimit në Amerikë.

16:19
Arsimi i lartë në Kuvend, ministrja Nikolla nuk paraqitet, shtyhet mbledhja

Një javë më parë, opozita ftoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në seancë dëgjimore për të diskutuar mbi implementimin e ligjit të ri të arsimit të lartë, por megjithëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen, Nikolla nuk u paraqit në mbledhje.

16:05
“Brexit”, kryenegociatori i BE-së: Asnjë minutë nuk duhet humbur

Ky nuk është momenti për t’u humbur, nëse Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian synojnë realisht arritjen e një marrëveshjeje për “Brexit”. Kjo është deklarata e kryenegociatorit të BE-së, Michel Barnier, dhënë përpara bisedimeve me Theresa Mayn dhe David Davis në Londër.

15:49
Ismail Kadare në garë për Çmimin e Letërsisë nga BERZH

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare dhe vepra e tij “Kamarja e Turpit” është përzgjedhur si një ndër gjashtë autorët më të mirë në garë për Çmimin e Letërsisë që do të jepet nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim.

15:22
Veliaj: Uji duhet paguar. 90% e qytetarëve na mbështesin

Punonjësit e policisë bashkiake tanimë do t’i shërbejnë më mirë qytetarëve pasi ata po trajnohen në ambientet e akademisë së rendit për t’u aftësuar profesionalisht.

15:20
Po shitet sërish ARMO

Një kompani britanike me kapital 10 mijë paund do të jetë pronarja e re e ARMO-s. Top Channel ka mësuar se ALLUM Enterprises limited, e regjistruar në Londër është në prag të blerjes së rafinerisë së Ballshit nga Banka Credins, përmes degës së saj shqiptare Allum Enterprises sh.a.

15:14
Rënë në krye të detyrës, përcillet elektricisti i OSHEE

Ditën e reshjeve të denduara të shiut në fundjavë, Fatjon Hoxha, elektriçist i OSHEE, humbi jetën në majë të një shtylle të tensionit të lartë, duke riparuar një defekt elektrik. Ngjarja tronditi të gjithë zonën. Juli Ristani udhëtoi në Rragam të Tropojës për të na sjellë lamtumirën e fundit të familjarëve dhe shokëve të Fatjonit.

15:00
A po hetohet Edmond Haxhinasto?

Dosja e rrugëve për të cilat deri tani janë arrestuar në dy çështje të ndryshme Dashamir Xhika, Andi Toma dhe 11 persona të tjerë, mund te prekë edhe Emond Haxhinaston, deputet i LSI-së dhe ish-ministër i Transporteve. Hetimet nisën pasi Damian Gjiknuri bëri kallëzimin në prokurori në dhjetor të vitit të kaluar, çka lë të kuptohet se kjo dosje ka nisur të aktivizohet pas prishjes se koalicionit PS-LSI.

14:58
Shijaku mbytet nga plehrat, pengojnë shkarkimin e ujërave

Afro 20 banesa që ndodhen buzë lumit Erzen janë përmbytur sërish në qytetin e Shijakut. Ndonëse reshjet nuk kanë qenë intensive këtë fundjavë, ujërat e Erzenit kanë vërshuar gjatë natës brenda banesave duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

14:57
Gjirokastër, toka po rrëshqet

Banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit thonë se ende janë të paqartë mbi masat, ndërsa tregojnë se kodra kishte paralajmëruar për rrëshqitje rreth dy muaj më parë kur u panë të çara në rrugën tashmë të shembur, por nuk u mor asnjë masë për parandalimin.

14:45
Vendi në epidemi gripi

I gjithë vendi është përfshirë nga epidemia e gripit. Pranë Institutit të Shëndetit Publik raportohen çdo javë mbi 19 mijë raste të prekur, shifër kjo që kalon pragun epidemik.

14:45
Përmbytje nga balta në Lushnje. Vërshime dy herë në vit

Në Lushnjë, përmbytja erdhi nga lumi Shkumbin. Lumi është rikthyer në shtratin e tij, por fshatrat janë ende të përmbytura.

14:44
Nën ujërat e Vjosës, dëme të mëdha në banesa dhe toka bujqësore

Andej nga buron Vjosa, në malet e Pindit në Greqi reshjet kanë pushuar. Shkrirja e dëborës brenda pak orëve shkaktoi në Shqipëri përmbytjen e radhës.

14:40
Në fshatin Ferras, ku uji e balta kanë pushtetin

Ferrasi, në Fier është fshati që pëson dëme më të mëdha sa herë që ujërat e lumit Vjosë dalin nga shtrati.

14:01
Ardi Veliu, drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Ashtu siç paralajmëroi Top Channel, Ardi Veliu u zgjodh drejtori i ri i Policisë së Shtetit. Kryeministri Rama ka firmosur propozimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke emëruar në krye të uniformave blu 45 vjeçarin nga Delvina, i cili do të zëvendësojë në këtë detyrë Haki Çakon, i cili u lirua më 8 janar.

13:24
“Konflikti Maqedoni-Greqi mund të destabilizojë Europën Juglindore”

Mosmarrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit është më shumë sesa një shfaqje teatrale mes dy shteteve.

13:11
“S’kam frikë nga ju, besoj te Zoti!”

“Heshtja nuk më bën kriminel. Heshtja është mbrojtja ime”. I dyshuari i vetëm i gjallë i sulmeve terroriste të Parisit, Salah Abdeslam nuk pranoi t’i rrëfehej gjykatës në Belgjikë, dalja përpara së cilës përbën edhe të parën që shihet në publik pas arrestimit.

12:58
Neto i thyen dhëmbët uruguajanit Diego Godin

Diego Godin është një luftëtar i vërtetë në fushën e lojës, por as ai nuk e kishte menduar që do të humbiste 3 dhëmbë për shkak të skuadrës së tij, Atletico Madrid.

12:57
MD: 130 efektivë të burgjeve me precedentë penal

Nga verifikimet e deritanishme nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 punonjës të burgjeve janë me dënime penale.

12:07
Peleshi: Mbështetje për vreshtarinë dhe agropërpunimin

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka vizituar një fermë me vresha në zonën e Mamurrasit, ku garantoi mbështetjen për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, agropërunimit, rritje të eksporteve, çelje të tregjeve të reja dhe rritje të ardhurave për zonat rurale

12:02
Ulqin, shqiptarët marrin shumicën, por duhet të bashkëpunojnë

Partitë shqiptare kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të Komunës së Ulqinit, në Malin e Zi, të mbajtura këtë të dielë.

12:00
Zhurmat e lokaleve, Veliaj: Do të ndahen zonat rezidenciale nga ato të argëtimit

Bashkia e Tiranës paralajmëron disiplinimin e zhurmës nga lokalet, duke ndarë zonat rezidenciale nga ato të argëtimit. Ka qenë vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj që ka bërë të ditur lajmin, gjatë nisjes së zbatimit të marrëveshjes me ministrinë e Brendshme, “Për formimin dhe kualifikimin e punonjësve të Policisë Bashkiake”.

11:58
Baltë nga ballkoni, rrëshqitje masive dheu në Gjirokastër, pallati në rrezik

Në Gjirokastër janë aktive tre rrëshqitje të mëdha që po rrezikojnë dy pallate disa vila dhe 9 shtëpi historike në tri lagje të ndryshme.

11:50
Moska vuan nga dëbora, edhe pse e mësuar me acarin

Kryeqyteti rus është mësuar me të ftohtin, por reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, të regjistruara atje së fundi, ishin një rekord edhe për Moskën vet.

11:40
Transferimi i të burgosurve, marrëveshja mes Shqipërisë e Britanisë nuk funksionon

E ideuar si një hap që do t’i kursente buxhetit të shtetit britanik 25 milionë stërlina, marrëveshja e nënshkruar në Londër mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, për transferimin e të burgosurve shqiptarë në ishull drejt burgjeve shqiptare, duket se ka dështuar sipas tabloidit “The Sun”.

11:32
Strategjia për Ballkanin, BE diskuton të martën edhe për Shqipërinë

Strategjia e shumëdiskutuar e Komisionit Europian për kthimin e besimit te procesi i zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor miratohet të martën, në takimin e Kolegjit të Komisionerëve në Strasburg.

11:27
Alarmi i ekspertëve: Plastika po dëmton jetën detare

Mbi rreziqet e plastikës në oqeane, vëmendja është tërhequr edhe herë të tjera, por këtë radhë shkencëtarët po kërkojnë me ngulm të hulumtohet ndikimi i saj te balenat, peshkaqenët dhe rajat që përdorin ushqime të vogla si planktoni, nga uji i detit.

11:25
Bushati: Për herë të parë shkëmbime informacioni për çamët

Përveç marrëveshjes për “Detin”, në një interpelancën e kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” nga një grup studentësh të ekselencës, ministri Bushati foli edhe për ligjin e luftës me Greqinë dhe çështjen çame.

11:22
“Deti”, Bushati: Marrëveshja e re do jetë më e mirë se ajo e 2009

Në një interpelancë të kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” nga një grup studentësh të ekselencës, ministri i Europës dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja e re me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e 2009.

10:53
Rebelët rrëzojnë avionin rus, piloti vetëvritet me granatë – VIDEO

Pamje dramatike janë publikuar së fundmi, teksa një pilot rus ka vrarë veten për të mos rënë në duart e rebelëve në Siri.

10:22
Vlorë, kapet 35-vjeçari me 30 doza heroinë

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i janë gjetur 30 doza heroinë.

10:20
Bradashesh, humb jetën para shtëpisë. Edhe 4 të plagosur në 30 minuta

Një 48-vjeçare nga Bradasheshi humbi jetën sot pak metra larg shtëpisë së saj. Vjollca Stoceni, sapo kishte dalë nga banesa së bashku me dy persona të tjerë kur u godit nga një mjet që drekohet nga një person, i cili është arrestuar sepse sipas policisë ishte në gjendje të dehur që në mëngjes.

10:18
Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur kontratën e koncesionit për rrugën e Arbrit, pas përfundimit të procesit të negociatave me kompaninë fituese në garë.

10:18
Zuckerberg rrëfen gabimet në ditëlindjen e Facebook

Mark Zuckerberg ka shfrytëzuar ditëlindjen e 14-të të Facebook për të bërë një përmbledhje të rrjetit social që lindi nga një konvikt në Harvard dhe u bë sot platforma më e madhe e komunikimit.

10:08
Napoli mban kryesimin, Hysaj: Të rinjtë mund të na përkeqësonin

Një Napoli i tillë, nuk ishte parë prej vitesh dhe është një nge pretendentët kryesorë për titullin në Seria A, por ndërsa tifozët prisnin përforcime të reja gjatë merkatos së dimrit, kjo gjë nuk ndodhi.

10:07
Shkencëtarët: Katastrofa do të na vijë nga nëntoka

Ngjan si një skenar filmi: një forcë magnetike e padukshme që mbron jetën në tokë kundër rrezeve vrasëse të hapësirës dobësohet. Shpërthimet e rrezatimit shkatërrojnë satelitët tanë të komunikimit, dhe bën black out energjitik në Tokë.

09:58
Berlusconi kritika kinezëve: Duhet një president në Itali

“Duhet të ketë një zëvendësues në Itali”, ka thumbuar ish-presidenti i Milanit, drejtuesin e ri të kuqezinjve, Li Yonghong, prej momentin që italianët kaluan në pronësinë e kinezëve.

09:53
Java nis me kthjellime, temperaturat ulen në mëngjes

Shirat e fundjavës që sollën jo pak probleme në vend tashmë mbeten pas. Dita e sotme karakterizohet nga dominime kthjellimesh dhe vranësirash.

09:45
Fushë Krujë, vjedhin shtëpinë të armatosur dhe me maska

Persona të paidentifikuar kanë hyrë mbrëmjen e të dielës në shtëpinë e një 36-vjeçari në Fushë Krujë, ku kanë marrë një sasi parash, bizhuteri dhe mjetin tip Volksvagen.

09:41
Thyen arrestin e shtëpisë, në pranga 46-vjeçari

Një 46-vjeçar ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie, teksa ishte në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

09:07
Lojërat “falas”, miliarda dollarë fitime në 2017-ën

Kompania e studimi të videolojërave Superdata publikoi së fundmi raportin e vitit 2017 ku tregohet se sa para kanë shpenzuar të apasionuarit pas lojërave elektronike.

08:50
“Policia e së ardhmes”, Ford prezanton projektin

Ford ka paraqitur patentën për prodhimin e një motori të ri policie, por pa shofer, pra pa polic. Motori do të kontrollojë trafikun, gjobat dhe do të jetë i pari i këtij lloji që vepron bazuar mbi inteligjencën artificiale.

08:44
Të fitosh vetëm duke ecur

Të fitosh vetëm duke ecur! Tani është e mundur për një aplikacion që emërtohet Sweatcoin. E testuar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, së shpejti ky aplikacion do të mbërrijë edhe në pjesën tjetër të Evropës.

08:37
Elbasan, përplasen 2 automjete pranë Metalurgjisë

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mëngjesin e sotëm pranë zonës Metalurgjisë në Elbasan.

08:35
Lojërat Dimërore, edhe kreu i Asamblesë së Veriut do të jetë në Seul

Presidenti i Asamblesë Popullore të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam do të vizitojë Seulin gjatë javës, duke u bërë udhëheqësi më i lartë i shtetit komunist që ka ndaluar ndonjëherë në vendin fqinj.

08:22
Bien prurjet e Vjosës, disa shtëpi ende nën ujë në Vlorë

Edhe pse niveli i prurjeve të lumit Vjosë ka rënë me 40 cm, situata vijon të jetë e rënduar në fshatrat Fitore dhe Novoselë të Vlorës.

E diel, 04 Shkurt 2018
21:06
Kanos me armë kolegët, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar u arrestua nga policiae Kurbinit këtë të dielë, pasi ka qëlluar disa herë me armë në ajër dhe më pas ka kanosur për motive të dobëta disa kolegë të vetë në një firmë guroreje.

20:46
Divorc në pleqëri, u ndanë se burri ra në dashuri

Sipas statistikave të INSTAT-it, në 100 martesa, 24 përfundojnë me divorc. Mosha mesatare e të divorcuarve është 30 vjeç. Por çfarë ndodh kur një çift bashkëshortësh ndahen pasi kanë jetuar 30 vjet së bashku?

19:45
Vjosa e Shkumbini rikthejnë përmbytjet; situatë më e rënduar në Fier e Vlorë

Reshjet që përfshinë të gjithe vendin në fundjavë kanë shkaktuar sërish përmbytje kryesisht në Vlorë dhe Fier, ku situata u rëndua gjatë orëve të pasdites së të dielës, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosa.

19:40
80 mln euro dëm në rrugën Elbasan-Tiranë; arrestohen dy ish-zyrtarë të ARRSH

Mbrëmjen e kësaj të diele, policia ka arrestuar edhe dy shtetasit Albens Alite dhe Aksel Qurduka, ish-drejtorë menaxhimi projekti pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

19:32
Liverpool-Tottenham, “dramë” deri në frymën e fundit të ndeshjes

Një fund dramatik ishte ai i superndeshjes së kësaj jave të 26 të Premier League, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, që çuditërisht përfundoi në barazim 2-2.

18:52
Ish-drejtorët mbesin në burg pa afat; Xhika hetohet edhe nga Krimet e Rënda

Gjykata e Elbasanit dha në mbremjen e së dielës masën e sigurisë burg pa afat për dy ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët u arrestuan për tenderimin e rrugës Elbasan-Gjinar, pasi prokuroria i akuzon për abuzim me fondet dhe shpërdorim të detyrës.

18:32
Gjirokastra kërkon emergjencën: Situatë e rënduar nga reshjet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të Gjirokastrës.

18:16
La Liga, Pique shpëton nderin e Barçës në derbin katalanas

Barcelona vinte në përballjen e radhës për javën e 22-të të La Ligës, pa stresin që mund të shkaktojë gara për titullin, kjo për shkak se ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid, ishte 11 pikë larg.

18:01
Partizani “hakmerret” ndaj Kamzës, fiton 2-1

Kategoria Superiore ka mbyllur ndeshjet e javës së 18 të saj me fitoren e Partizanit, 2-1 përballë Kamzës në “Selman Stërmasi”, duke bërë të mundur vetëm rokadën mes këtyre dy ekipeve në vendet 5-6 të renditjes.

17:21
Parashikimi i motit, ulet intensiteti i reshjeve

Pas shirave të dendur që mbërthyen vendin pasditen e së shtunës, “MeteoAlb” ka një lajm të mirë mbi situatën e motit për javën në vazhdim.

17:11
Greqia “zien” për emrin e “Maqedonisë”. Sondazhi: 71.5% e grekëve kundër

Emri “Maqedonia” është kthyer tashmë në çështjen kryesore politike në Greqi, e ka përçarë jo vetëm politikanët, por edhe qytetarët.