E diel, 04 Shkurt 2018
19:40
80 mln euro dëm në rrugën Elbasan-Tiranë; arrestohen dy ish-zyrtarë të ARRSH

Mbrëmjen e kësaj të diele, policia ka arrestuar edhe dy shtetasit Albens Alite dhe Aksel Qurduka, ish-drejtorë menaxhimi projekti pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

19:32
Liverpool-Tottenham, “dramë” deri në frymën e fundit të ndeshjes

Një fund dramatik ishte ai i superndeshjes së kësaj jave të 26 të Premier League, mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, që çuditërisht përfundoi në barazim 2-2.

18:52
Ish-drejtorët mbesin në burg pa afat; Xhika hetohet edhe nga Krimet e Rënda

Gjykata e Elbasanit dha në mbremjen e së dielës masën e sigurisë burg pa afat për dy ish-drejtorët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të cilët u arrestuan për tenderimin e rrugës Elbasan-Gjinar, pasi prokuroria i akuzon për abuzim me fondet dhe shpërdorim të detyrës.

18:32
Gjirokastra kërkon emergjencën: Situatë e rënduar nga reshjet

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të Gjirokastrës.

18:16
La Liga, Pique shpëton nderin e Barçës në derbin katalanas

Barcelona vinte në përballjen e radhës për javën e 22-të të La Ligës, pa stresin që mund të shkaktojë gara për titullin, kjo për shkak se ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid, ishte 11 pikë larg.

18:01
Partizani “hakmerret” ndaj Kamzës, fiton 2-1

Kategoria Superiore ka mbyllur ndeshjet e javës së 18 të saj me fitoren e Partizanit, 2-1 përballë Kamzës në “Selman Stërmasi”, duke bërë të mundur vetëm rokadën mes këtyre dy ekipeve në vendet 5-6 të renditjes.

17:21
Parashikimi i motit, ulet intensiteti i reshjeve

Pas shirave të dendur që mbërthyen vendin pasditen e së shtunës, “MeteoAlb” ka një lajm të mirë mbi situatën e motit për javën në vazhdim.

17:11
Greqia “zien” për emrin e “Maqedonisë”. Sondazhi: 71.5% e grekëve kundër

Emri “Maqedonia” është kthyer tashmë në çështjen kryesore politike në Greqi, e ka përçarë jo vetëm politikanët, por edhe qytetarët.

17:10
“Maqedonia” nxit tubime masive në Athinë

Qindra e mijëra grekë mbushën rrugët e Athinës, në një protestë masive në kuadër të debatit mbi emrin e Maqedonisë, që vazhdon prej dekadash.

16:59
Serie A, Juve “shpartallon” Sassuolon. Milani ngec nga një autogol

Juventusi është treguar i pamëshirshëm në këtë javë të 23-të të Serie A, duke shënuar plot 7 gola në portën e rivalit të radhës, Sassuolo, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium” të Torinos.

16:54
Vasili: Prokuroria për Krimet e Rënda, vegël në duart e Ramës

Petrit Vasili ka reaguar përmes Facebook-ut pas vendimit të gjykatës që la në arrest me burg Dashamir Xhikën, ish-kreu i ARRSh-së, i vendosur në këtë post nga LSI në qeverinë “Rama 1”.

16:38
Krimet e Rënda “përforcojnë” Elbasanin, “arrest me burg” për Dashamir Xhikën

Në një çështje të ndarë nga ajo që po shqyrtohet në Gjykatën e Elbasanit, Gjykata për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.

16:33
Kokaina e sekuestruar në Shkodër, Xhafaj përgëzon forcat e zbatimit të ligjit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgëzuar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, drejtuesit e Policisë së Shkodrës dhe oficerët hetues, pas përfundimit me sukses të një tjetër operacioni në kuadër të nismës “Forca e Ligjit”.

16:14
Doping edhe në futboll, FIFA hap hetim për Rusinë

Federata Ndërkombëtare e Futbollit vendosi të hapë hetime mbi skuadrën përfaqësuese ruse në futboll, për shkak të dyshimeve të ngritura së fundmi për përdorim dopingu, një skandal ky që e kërcënon ndjeshëm Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë vit në Rusi.

15:51
Vrasja e Devi Kasmit, pas ish-policit grek edhe dy të pandehur mohojnë akuzat

Pas grekut Efthymiou Efthymious, i dyshuar si vrasës me pagesë, edhe 3 të arrestuarit e tjerë kanë mohuar përfshirjen në ekzekutimin e Devi Kasmit.

15:39
Përndjekje nga dashuria, historia e djalit të paditur nga e dashura 20 vite më e re

Madjel Husa është një nga 40 personat që kanë dalë para Gjykatës së Tiranës, si të pandehur për akuzën e përndjekjes ndaj një personi. Fillimisht Madjeli u arrestua, më pas gjykata e la në arrest shtëpie për gati dy muaj, për t’u arrestuar sërish. Në fund, gjykata e dënoi me 2 vite burg.

15:30
Gjyqi për drejtorët e ARRSH-së, kërkohet dorëheqja e gjyqtares

Ish-drejtorët e Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma dhe Dashamir Xhika, të arrestuar për shpërdorim detyre, dolën këtë të dielë para Gjykatës së Elbasanit për komunikimin e masës së sigurisë.

15:20
Dëmshpërblim për Baftjarin, s’u provua fajësia për shpërthimin te farmacia e Bashkim Tahirit

Dy vite më parë, Baftjar Bruka u soll në Shqipëri nga Suedia, si i dyshuari kryesor i vendosjes së një sasie lënde shpërthyese në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm.

15:05
Superiorja, Skënderbeu thellon distancën në klasifikim

Skënderbeu e mori shpejt veten nga humbja me Luftëtarin, javën e kaluar në Kategorinë Superiore.

14:46
Roma mposht Veronën, vetëm 1 pikë larg Interit

Në ndeshjen e drekës për javën e 23-të të Serie A, Romës i ka mjaftuar vetëm një gol për të marrë 3 pikët nga transferta e vështirë e Veronës.

14:41
Vetëvendosja: Nuk e firmosim Demarkacionin

Lëvizja Vetëvendosje deklaroi nuk do ta votojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi në formën e saj aktuale, e shkon më tej duke kërkuar nga Prokuroria e Shtetit nisjen e një hetimi mbi ish-anëtarët e Komisionit dhe nënshkruesit e paktit.

14:14
Trafikonte emigrantë në Britani, paditet shqiptari

Një shqiptar që nuk e ka pranuar akuzën për trafikim të qenieve njerëzore, do të dalë në gjyq në Britani, pas hetimeve të bëra nga Agjencia e Luftës kundër Krimit, NCA, e njohur si FBI-ja britanike.

14:06
Qerimaj dhe Maja i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve në Tiranë

Peshëngritësi Erkand Qerimaj dhe moderatorja e Top Channel, Anjeza Maja, iu bashkuan aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e 50 selvive në Unazën Lindore të Tiranës.

13:59
Fier, tritol për shembjen e dy godinave nga IKMT

Plot 24 kg tritol u përdorën nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, për shembjen e dy objekteve në qytetin e Fierit.

13:54
SHBA, përplasje trenash në Karolinën e Jugut, 2 të vdekur, 70 të plagosur

Plot 4 ditë pas incidentit që përfshiu një tren ku udhëtonin disa ligjvënës republikanë, një tjetër ngjarje e rëndë ka sërish për protagonist një mjet të kompanisë amerikane “Amtrak”.

13:46
Fuoristrada e bllokuar në Selenicë, helikopteri i FA evakuon të rrezikuarit

Një fuoristradë me dy pasagjerë, burrë e grua, u bllokua pak çaste më parë nga ujërat e lumit Vjosë, në Selenicë të Vlorës.

13:39
Investimet kineze në Beograd

Prania kineze në Serbi po bëhet gjithmonë e më e dukshme në syte e opinionit publik. Qindra serbë e kinezë u mblodhën bashkë në kampusin e Universitetit të Beogradit, për të marrë pjesë në kremtimet e Vitit të Ri hënor.

12:11
Pallati në rrezik. Balta “pushton” apartamentet në Gjirokastër

Në Gjirokastër, rrëshqitja masive e një shpati ka përparuar edhe më tej gjatë natës dhe në mëngjes vërshimi i baltës shkon deri në katin e katërt të një pallati 8-katësh në lagjen “Kodra e Shtufit”.

11:46
Përmbytjet në Shqipëri, në foto

Reshjet e dendura të fundjavës dhe prurjet nga malet e Pindit në Greqi sollën dhe fryrjen e lumit Vjosa.

11:35
Plani për bombat e vogla të SHBA-së shqetëson Moskën dhe Pekinin

Kina iu bashkua Rusisë në dënimin e njëzëshëm të planeve të porsashpallura amerikane për prodhimin e bombave më të vogla bërthamore.

11:24
Grekët, kundër emrit. Maqedonia nxit protesta masive në Athinë

Përdorimi i emrit Maqedoni si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme midis Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë ka nxjerrë në protesta qindra mijëra shtetas helenë që nuk janë dakord.

11:12
Aksident në Bulqizë. Makina del nga rruga, vdes 25-vjeçari

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Bulqizë-Peshkopi.

10:53
Përmbytet Deçani në Kosovë. Probleme edhe në Tetovë

Reshje të dendura shiu munduan mbrëmjen e së shtunës disa zona të Kosovës.

09:42
Defekte në rrjetin elektrik, OSHEE: Avari në disa zona rurale

Moti i keq i dy ditëve të fundit ka shkatuar avari në rrjetin elektrik të disa zonave të vendit, kryesisht ato rurale ku, sipas OSHEE, janë shfaqur 90% e defekteve.

08:44
Shembet rruga në Gjirokastër, evakuohen banorët e pallatit

Masivi prej qindra metër kub që rrëshqiti mbi një pallat në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër, ka shkaktuar plasaritje të mureve të pallatit, ndërsa niveli i dheut shkon deri në katin e tretë të ndërtesës 8-katëshe.

08:30
Derdhen Vjosa dhe Shkumbini, evakuohen dhjetëra familje

Fshatrat e Vlorës dhe të Fierit janë përballur sërish të parët me “zemërimin” e Vjosës. Është dashur angazhimi i 150 efektivëve dhe 15 mjeteve të Forcave të Armatosura për evakuimin e dhjetëra familjeve në Novoselë.

E shtunë, 03 Shkurt 2018
23:13
Bushati për TV grek: Shqiptarët, element stabiliteti. Njihni Kosovën

Dule folur për imazhin paqedashës të shqiptarëve kudo ku jetojnë në rajon dhe rolin e tyre në ndihmë të paqes në rajon, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka kërkuar prej Greqisë përveç vazhdimit të bisedimeve dypalëshe për çështjet që preokupojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke, çështjet e integrimit europiane të rajonit, apo problemeve të ndryshme rajonale, të njohë edhe Kosovën.

23:03
Fushë-Krujë, zjarr në zyrat e ALUIZNI-t

Rreth orës 20:25 të së shtunës në Sallën Operative është njoftuar se në Fushë-Krujë ka rënë zjarr në zyrat e ALUIZNI-t.

23:01
Minusi më i madh në karakterin e Luanës…

Luana i dha pergjigje pyetjes së Butrint Ymerit në “Shiko kush LUAN”, duke zbuluar minusin më të madh në karakterin e saj.

22:57
Serie A, Interi sërish pa fitore

Për Interin fitorja duket se është kthyer në një mision të pamundur.

22:55
Levante frenon Realin, skuadra e Sadikut i merr barazimin

Pas 2 fitoreve radhazi, Reali i Madridit kthehet të gabojë në La Liga. Skuadra e Zidane nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ne Valencia ndaj Levantes së Armando Sadikut që është në luftë për mbijetesë.

22:16
Hasani, partneri i ri i Genta Ismajlit?!

E ftuar në “Shiko kush LUAN”, Genta Ismajli është vendosur përpara sfidës “rrëfe ose kthe”, që i detyron lojtarët të përgjigjen apo të pinë me fund një gotë me alkool.

22:07
Shqiptarët apo grekët, kush janë më të mirë në shtrat sipas Anxhela Peristerit?!

E ftuar në “Shiko kush LUAN”, Anxhela Peristeri është vendosur përpara sfidës të përgjigjet apo të pijë me fund një gotë me alkool.

21:22
“Gjurmë Shqiptare”: Kalendari i lashtë i Beratit

Berati është një qendër që sa më shumë ta gërmosh e hulumtosh aq më thellë do të derdhesh në histori.

21:05
Fino kundër Dukës; Sekretari i FSHF u përgjigjet akuzave

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit i është përgjigjur sot një për një akuzave për shpërdorime financiare të bëra nga kandidati për kreun e Federatës Bashkim Fino.

20:59
E zë korenti, ndërron jetë elektricisti në Tropojë

Në Tropojë një elektricist humbi jetën ndërsa rregullonte një defekt elektrik në fshatin Rragam.

20:54
Përkeqësohet moti; Pezullohet lundrimi në det, bllokohet aksi i jugut

Moti i përkeqësuar dhe me dallgë të cilat arrijnë deri ne 8 balle në det te hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit kanë pezulluar edhe të shtunën lundrimin detar. Prej 48 orësh trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka kryer asnjë lundrim. Kapiteneria ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit, për shkak të motit të keq.

20:32
Kaçe bind, zë vendin e titullarit tek Panathinaikos

Vetëm në ditën e fundit të merkatos së dimrit u zgjidh gjiçka për mesfushorin kuqezi, por duket se ka qenë një prej më të kërkuarve nga trajneri i Panathinaikos, Marinos Ouzounidis, pasi e ka aktivizuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Panetolikosit, ndërsa qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit.

20:06
Albanian ICT Awards; Edicioni i 6-të i konkursit mbarëkombëtar të teknologjisë

Albanian ICT Awards, konkursi mbarëkombëtar në fushën e teknologjisë së informacionit, çeli edicionin i 6-të në kërkim të shqiptarëve të suksesshëm në ICT.

19:54
Një vit pa Dritëroin; Sadije Agolli: Çdo ditë e kaloj me dorëshkrimet e tij

Dritëro Agolli prej një viti nuk është më fizikisht mes nesh. Por është me poezinë e prozën e tij. Jeton në kujtimet dhe ndjesitë e familjarëve dhe të miqve, të cilët e kujtojnë këtë fundjavë. Nëpërmjet historive, tregimeve apo recitimeve.

19:00
Bllokohen dy automjete në Zall Bastar, FA u shkon në ndihmë

Dy automjet raportohet se kanë mbetur të bllokuara në zonën e Zall Bastarit për shkak të reshjeve të dendura të motit.

18:23
United rikthehet tek fitorja, Sanchez dhuron spektakël

Tre ditë pas humbjes kundër Tottenham, Manchester United është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur 2-0 skuadrën e Huddersfieldit në shtëpi. Romelu Lukaku zhbllokoi shifrat në fillim të pjesës së dytë, por të gjithë vëmendjen e mori Sanchez, i cili shënoi edhe golin e parë me fanellën e djajve.

18:10
Bundesliga, Rashica debuton me fitore

Milot Rashica ka dhënë kontributin e tij në fitoren e Werder Bremen në transfertë kundër Schalke 04, duke e filluar me fitore karrierën e tij në Bundesligë.

18:00
Emri i Maqedonisë, fillojnë protestat e para në Athinë

Kanë filluar në Athinë protestat e para kundër njohjes së Maqedonisë me emrin e saj kushtetues.

16:59
Merkato e 57 lojtarëve, rregullat e reja për futbollistët e Maqedonisë dhe Kosovës

E konsideruar si një merkato riparimesh, kjo e janarit për futbollin shqiptar vit pas viti merr një tjetër kuptim.

16:36
Moti i keq, rrëzohet shtylla e tensionit në kryeqytet

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë, nuk ka kursyer as kryeqytetin ditën e sotme.

16:36
Lufta kundër terrorizmit, Xhafaj marrëveshje me Maqedoninë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë në Maqedoni, ku u prit në Ohër nga homologu maqedonas Oliver Spasovski. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua “Protokolli i bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit”, i cili u finalizua pas një pune të ekspertëve nga dy vendet.

16:31
Moti i keq, ARRSH: Ura e Viroit e pakalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat.

16:23
Aksioni për ujin, 100 inspektime në ditë në biznese nga grupet e Task-Forcës

Çdo ditë grupet Task-Forcë të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, Policisë Bashkiake dhe së Policisë së Shtetit verifikojnë mbi 100 biznese të ndryshme, me synimin për të ndërprerë çdo lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm.

15:56
Sazet e Leskovikut, vjen CD e parë e themeluesve të kësaj tradite

Ishte viti 1909 kur në një artikull në gazetën “Lidhja Orthodhokse”, Mihal Grameno pas dasmës së Shahin Kolonjës me Nevruzen, të bijën e Naim Frashërit u thurte lavde sazeve të Leskovikut që i bënë dasmorët të harronin për një moment se ishin në Stamboll e të pandehnin se qenë në të bukurën Shqipëri.

15:51
Ndalet Manchester City, Burnley merr barazimin në fund

Johann Berg Gudmundsson ka prekur qiellin mbi ‘Turf Moor’, pasi shënoi golin e barazimit në fundin e takimit me kampionët e pashpallur ende të Manchester City.

15:45
Me gjuhën e zemrës, në shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin

Edhe pse nuk dëgjojnë e nuk flasin, këtë nxënës kjo nuk i pengon se qeni duarartë.

15:21
Shkolla pa instrumente, 17-vjeçari studion flaut në mjediset e ftohta

Anxhelo Naqellari është 17 vjeç dhe ëndërron që një ditë të jetë flautist i një orkestre të njohur. Ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij, ai ke pasditen duke studiuar muzikë në mjediset e ftohta të shkollës artistike në Gjirokastër, ndërsa në mbrëmje dëgjon muzikë klasike.

15:03
Vrasësi grek, si klandestin. Dinamika e vrasjes me pagesë

Vrasja e Devi Kasmit pak ditë më parë, në prag të një banese të dytë të përdorur prej tij si bazë e fshehtë dhe ku policia gjeti rreth 3 kg kokainë, dërgoi hetuesit drejt një grupi që dyshohet se kryente krime me porosi, madje edhe me vrasës të huaj.

15:03
Në shtëpinë e vrasësve

Policia e Tiranes do ta mbajë gjatë nën kontroll banesën që përdorej si bazë për persona problematikë, por edhe si një strehë provizore edhe për vrasësin me pagesë, ish-policin e Forcave Speciale greke, Eftimiu Eftimiu.

14:42
Përkeqësohet moti, pezullohet lundrimi, vonohen tragetet në Vlorë e Durrës

Moti i përkeqësuar dhe me dallgë, të cilat arrijnë deri ne 8 ballë në det të hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit, kanë pezulluar edhe të shtunën lundrimin detar. Prej 48 orësh trageti i linjës Vlore-Brindisi nuk ka kryer itinerarin e zakonshëm dhe ka qëndruar në kalatat e portit të Brindisit.

14:22
Afrikë e Jugut, thellohet kriza e ujit

Kriza e ujit po thellohet në jugperëndimin e Afrikës së Jugut, të goditur rëndë nga thatësira. Liqenet dhe rezervuarët janë tharë çka ka çuar në kufizime të furnizimit me ujë për banorët dhe industrinë. Dhe tani, gjithnjë e më e afërt është ajo që quhet dita zero, kur nga rubinetat në Cape Town nuk do të rrjedhë më ujë. E kjo, pritet të ndodhë në mes të prillit.

14:13
“Bitcoin” në rënie, 24 orët e fundit mbi 100 mld dollarë humbje

Mbi 100 miliard dollarë janë humbjet e “bitcoin” 24 orët e fundit në tregun e kripto valutave. Monedha virtuale më famshme në botë ra të premten poshtë kuotës 8 mijë dollarë për të fituar më pas disa pikë, por rënia veten ditën e fundit vlerësohet me 12%, ndërkohë që ajo ka tërhequr nga pas edhe kripto valutat e tjera.

13:38
Zbulohen struktura mahnitëse të qytetërimit Maya (Foto)

Më shumë se 60,000 struktura majane të panjohura më herët, duke përfshirë piramidat, pallatet dhe shtigjet, janë zbuluar nën gjethin e xhunglës në Guatemalë, në atë që është përshëndetur si një ‘zbulim i madh’.

13:23
Kotzias kundër Nimetz: S’je kompetent për politikën tonë

Vetëm disa orë pas letrave kërcënuese adresuar ministrit të Jashtëm, Koztias dhe katër ministrave të tjerë të qeverisë greke dhe pak orë para mitingut të madh që po organizohet në Athinë, vjen përplasja e parë e madhe midis kreut të diplomacisë greke dhe negociatorit të OKB për çështjen e emrit, Mattheë Nimetz.

13:16
Oligarkët rusë, do të justifikojnë jetën luksoze në Britaninë e Madhe

Oligarkët rusë, të dyshuar për korrupsion, do të detyrohen të japin shpjegime për stilet e tyre luksoze të jetës në Britani.

12:53
Sulmi në Itali, në shënjestër emigrantët me ngjyrë

Të paktën katër persona janë lënduar pas një serie të shtënash në një qytet në Italinë qendrore dhe një person është arrestuar, sipas policisë.

12:38
Kopsht me selvi në Parkun e Liqenit, kushtuar Dritëro Agollit

Nga sot, në Parkun e Liqenit të Tiranës mund të gjeni edhe një kopsht me selvi, kushtuar shkrimtarit të madh shqiptar, Dritëro Agolli, i cili u nda nga jeta pikërisht një vit më parë, në 3 shkurt 2017. Në përvjetorin e parë të ndarjes së tij nga jeta, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Shoqatën “Devolli” dhe të afërm të poetit e shkrimtarit, mbollën 20 selvi, duke shënjuar nisjen e punimeve për kopshtin e letrarit të shquar të kulturës kombëtare shqiptare, një moment kujtese dhe nderimi për kolosin e letrave shqipe.

12:21
IKMT do të shembë dy objekte njëherësh me shpërthim të kontrolluar

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të shembë nesër në Fier dy objekte me shpërthim të kontrolluar. Objektet, njëri katërkatësh dhe tjetri pesëkatësh, do të shemben në të njëjtën kohë.

12:18
Vrau të fejuarën për virgjërinë, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Londër

Shqiptari Arben Rexha, 32 vjeç, i cili kishte vite që jetonte dhe punonte në Britani, është dënuar vetëm me 10 vjet burg nga gjykata qendrore në Londër, pasi vrau në 2016-en, të fejuarën e tij 25 vjeçare, Elidona Demiraj, pasi ai “ishte i obsesuar me virgjërin e saj”, u tha ne procesin gjyqësor.

11:51
Protestë kundër marrëveshjes së detit te Kryeministria

Një protestë e organizuar nga shoqëria civile është zhvilluar ditën e sotme përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë.

11:47
Beteja e Stalingradit, siç nuk e keni parë kurrë më parë – FOTO

Brutaliteti i betejës së Stalingradit është sjellë në jetë me ngjyra si kurrë më parë, pasi Rusia shënoi 75 vjet që nga fitorja e Bashkimit Sovjetik në luftën e përgjakshme 200 ditore.

11:32
Abuzimi me trupin e luftëtares, nxit reagimin e kurdëve

Kurdët në Siri kanë reaguar me zemërim për videot që tregojnë rebelët e mbështetur nga Turqia, duke abuzuar me trupin e një femre, luftëtare kurde të vrarë në betejë.

11:15
Tiranë, aksidentoi për vdekje këmbësoren, në makinë i gjendet kokainë

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

11:14
Moti i keq në Vlorë/ Bllokohen lundrimet, dëmtohen pemë e biznese

Moti i përkeqësuar dhe me dallgë, të cilat arrijnë deri në 8 ballë në det të hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit, kanë pezulluar sërish edhe ditën e sotme lundrimin detar.

10:57
Goditet rrjeti i trafikut të kokainës, arrestohen 7 persona

Policia e Shkodrës arrestoi 7 persona për trafik kokaine. Blutë e Shkodrës zhvilluan një operacion pas një hetimi disa mujor, që u finalizua të shtunën, nga i cili grupit të strukturuar kriminal iu sekuestrua një sasi prej 2.2 kilogram lënde e dyshuar kokainë.

10:50
Gjiknuri inspekton punimet për ujësjellës-kanalizimet në Gjirin e Lalzit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Arben Skënderi inspektuan kantierin e punimeve për ujësjellës/ kanalizimet në Gjirin e Lalzit dhe fshatrat përreth.

10:24
Rilyerja e fasadave të pallateve, Bashkia e Tiranës thirrje për të paraqitur idetë

Tirana pritet që të vishet sërish me ngjyra. Bashkia e Tiranës shumë shpejt do të rinisë projektin për rregullimin e fasadave të pallateve në kryeqytet dhe lyerjen e tyre, projekt ky i nisur që në kohën kur kryetar ishte Edi Rama në vitet 2003-2004.

10:19
Grabitet argjendaria në Shkodër, autorët arrijnë të largohen

Më datë 03.02.2018, rreth orës 02 :54, është vjedhur me thyerje Një dyqan Argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, është vjedhur rreth orës 02:54, të mëngjesit.

10:08
Demokratët akuzojnë Trump: Me memon, kërkon të bllokojë hetimet

Demokratët kanë paralajmëruar presidentin Donald Trump të mos përdorë një memo të diskutueshme si një “pretekst” për të ‘djegur’ Këshillin e Posaçëm, që heton përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA.

10:01
Lady Gaga anulon koncertet në Europë

Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka njoftuar anulimin e 10 datave të koncerteve, pjesë e një turi botëror që ajo po zhvillon.

09:16
NBA/ Durant rikthen Warriors te fitorja, Utah nuk ndalet me Mitchell

Pas humbjes befasuese në Utah, Golden State rikthehet te fitorja, teksa mposhti bindshëm Sacramenton me rezultatin 104-119. Warriors nuk e vunë në diskutim për asnjë moment fitoren, teksa arritën të dominojnë dhe të fitojnë në çdo fraksion të lojës.

08:41
‘Tradhtohen’ sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Koreja e Veriut fitoi afro 200 milion dollarë vitin e kaluar, duke eksportuar mallra të ndaluar, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, thotë një raport i OKB-së.

08:35
Spice Girls rikthehen sërish bashkë (Foto)

Spice Girls kanë konfirmuar se po planifikojnë të punojnë në projekte të reja, pas ritakimit për herë të parë që nga viti 2012.

07:53
SHBA, bomba të vogla për t’iu kundërvënë Rusisë

Ushtria amerikane ka propozuar diversifikimin e arsenalit të saj bërthamor dhe zhvillimin e bombave të reja atomike, më të vogla se aktualet, kryesisht për t’iu kundërvënë Rusisnë.

04:44
Nainggolan: Përjetësisht te Roma, na mungon shumë Totti

Fillimisht u përjashtua përkohësisht, më pas u tentua shitja e tij në Kinë, por në fund Radja Nainggolan mbeti te Roma, duke bërë të lumtur tifozët verdhekuq.

00:17
Ndahet nga jeta këngëtari i Temptations

Dennis Edwards, i cili performoi si këngëtar për grupin Motown Temptations, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

E premte, 02 Shkurt 2018
23:26
Trump kundër FBI-së, publikon memon e shumëdiskutuar

Kongresi amerikan publikoi memon e shumëdiskutuar, e cila akuzon FBI-në për abuzim me pushtetin gjatë hetimeve për bashkëpunimin e mundshëm të ekipit të fushatës së Trumpit, me Rusinë.

22:52
Batshuayi “ndriçon” Dortmundin

Borussia Dortmund ka fituar 3-2 në shtëpinë e Këlnit në ndeshjen e parë të javës së 21 të Bundesligës gjermane.

21:30
Kamëz, ndërtimi i rrugës “vjedh” pronën private

Firma që fitoi tenderin në bashkinë Kamëz për asfaltimin e rrugës Iliria hyn në pronën private të dy banorëve. Këta të fundit i janë drejtuar disa herë bashkisë madje kanë bërë edhe kallëzim penal, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

21:09
Policët shkelin Kodin Rrugor dhe nuk gjobiten – VIDEO

Punonjësit e Policisë së Shtetit shkelin Kodin Rrugor dhe nuk gjobiten. Përball Drejtorisë së Policisë, çdo ditë punonjësit e shtetit shkelin Kodin Rrugor dhe parkojnë mbi trotuare.

20:16
Pas Parisit, Londrës dhe Jerevanit, Piramida e Tiranës qendra më e madhe e IT në Ballkan

Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.

19:50
Pse mund të rritet çmimi i ujit? Raporti i ERU: Performancë e dobët dhe tarifa të ulta

Aksioni kombëtar i lajmëruar nga Qeveria për ndërprejen e lidhjeve të paligjshme dhe formalzimin e sektorit të furnizimit me ujë, mund të mos mjaftojë që tarifat për konsumatorët të mos rriten.

19:47
Në bashkinë e grushtave, pas dhunës në Dibër flasin personazhet dhe qytetarët

Pas përplasjeve të dhunshme brenda bashkisë së Dibrës, institucioni duket se i është rikthyer punës, me një prani të dukshme policësh rreth e qark godinës.

19:35
Elbasan-Gjinar, rruga që “hëngri” paratë

E inauguruar në vitin 2011, rruga Elbasan-Gjinar, shumë shpejt do të shfaqte probleme në disa pjesë të saj.