Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë, nuk ka kursyer as kryeqytetin ditën e sotme.

Si pasojë e erës së fortë, pasditen e sotme është rrëzuar një shtyllë tensioni te Shkolla e “Bashkuar”.

Fatmirësisht rrëzimi i shtyllës nuk ka shkaktuar persona të lënduar, ndërsa menjëherë ka shkuar policia dhe një grup i OSHEE-së, që po punon për riparimin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel