E shtunë, 03 Shkurt 2018
10:01
Lady Gaga anulon koncertet në Europë

Këngëtarja e famshme Lady Gaga ka njoftuar anulimin e 10 datave të koncerteve, pjesë e një turi botëror që ajo po zhvillon.

09:16
NBA/ Durant rikthen Warriors te fitorja, Utah nuk ndalet me Mitchell

Pas humbjes befasuese në Utah, Golden State rikthehet te fitorja, teksa mposhti bindshëm Sacramenton me rezultatin 104-119. Warriors nuk e vunë në diskutim për asnjë moment fitoren, teksa arritën të dominojnë dhe të fitojnë në çdo fraksion të lojës.

08:41
‘Tradhtohen’ sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Koreja e Veriut fitoi afro 200 milion dollarë vitin e kaluar, duke eksportuar mallra të ndaluar, në shkelje të sanksioneve ndërkombëtare, thotë një raport i OKB-së.

08:35
Spice Girls rikthehen sërish bashkë (Foto)

Spice Girls kanë konfirmuar se po planifikojnë të punojnë në projekte të reja, pas ritakimit për herë të parë që nga viti 2012.

07:53
SHBA, bomba të vogla për t’iu kundërvënë Rusisë

Ushtria amerikane ka propozuar diversifikimin e arsenalit të saj bërthamor dhe zhvillimin e bombave të reja atomike, më të vogla se aktualet, kryesisht për t’iu kundërvënë Rusisnë.

04:44
Nainggolan: Përjetësisht te Roma, na mungon shumë Totti

Fillimisht u përjashtua përkohësisht, më pas u tentua shitja e tij në Kinë, por në fund Radja Nainggolan mbeti te Roma, duke bërë të lumtur tifozët verdhekuq.

00:17
Ndahet nga jeta këngëtari i Temptations

Dennis Edwards, i cili performoi si këngëtar për grupin Motown Temptations, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

E premte, 02 Shkurt 2018
23:26
Trump kundër FBI-së, publikon memon e shumëdiskutuar

Kongresi amerikan publikoi memon e shumëdiskutuar, e cila akuzon FBI-në për abuzim me pushtetin gjatë hetimeve për bashkëpunimin e mundshëm të ekipit të fushatës së Trumpit, me Rusinë.

22:52
Batshuayi “ndriçon” Dortmundin

Borussia Dortmund ka fituar 3-2 në shtëpinë e Këlnit në ndeshjen e parë të javës së 21 të Bundesligës gjermane.

21:30
Kamëz, ndërtimi i rrugës “vjedh” pronën private

Firma që fitoi tenderin në bashkinë Kamëz për asfaltimin e rrugës Iliria hyn në pronën private të dy banorëve. Këta të fundit i janë drejtuar disa herë bashkisë madje kanë bërë edhe kallëzim penal, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

21:09
Policët shkelin Kodin Rrugor dhe nuk gjobiten – VIDEO

Punonjësit e Policisë së Shtetit shkelin Kodin Rrugor dhe nuk gjobiten. Përball Drejtorisë së Policisë, çdo ditë punonjësit e shtetit shkelin Kodin Rrugor dhe parkojnë mbi trotuare.

20:16
Pas Parisit, Londrës dhe Jerevanit, Piramida e Tiranës qendra më e madhe e IT në Ballkan

Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe rinore multifunksionale në rajon, duke shërbyer si një hapësirë për shkëmbim idesh e iniciativash, por edhe një inkubator për bizneset e reja në fushën e ICT dhe komunikimit.

19:50
Pse mund të rritet çmimi i ujit? Raporti i ERU: Performancë e dobët dhe tarifa të ulta

Aksioni kombëtar i lajmëruar nga Qeveria për ndërprejen e lidhjeve të paligjshme dhe formalzimin e sektorit të furnizimit me ujë, mund të mos mjaftojë që tarifat për konsumatorët të mos rriten.

19:47
Në bashkinë e grushtave, pas dhunës në Dibër flasin personazhet dhe qytetarët

Pas përplasjeve të dhunshme brenda bashkisë së Dibrës, institucioni duket se i është rikthyer punës, me një prani të dukshme policësh rreth e qark godinës.

19:35
Elbasan-Gjinar, rruga që “hëngri” paratë

E inauguruar në vitin 2011, rruga Elbasan-Gjinar, shumë shpejt do të shfaqte probleme në disa pjesë të saj.

18:34
Francesca, italiania që ka ndërtuar jetën në Tiranë

Tashmë prej 3 vitesh Francesca ka ndërtuar jetën e saj në Tiranë! Një studio e improvizuar është vendi ku ajo shfaq pasionin për punimet me dorë! Varëset, byzylykët, janë disa nga krijimet që Francesca bën në mënyrë artizanale!

18:20
Shqipëria, “toka e premtuar” e italianëve

Ishin ditët dhe muajt e parë pas dekadash diktaturë të egër, ku shqiptarët me çfarë do lloj mjeti rrokën mundësinë për tu larguar nga Shqipëria, për një jetë më të mirë. Një pjesë prej tyre zgjodhën vendin fqinj atë përtej detit, Italinë.

17:26
Marrëveshja Xhafaj-Marku, MPB: Opozita shtrembëroi dhe keqpërdori detajet

Marrëveshjen e firmosur mes ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm, u cilësua nga Partia Demokratike dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim si antikushtetuese, por Ministria e Brendshme i quan të pakuptimta këto reagime, duke thënë se opozita shtrembëroi dhe keqpërdori detajet.

16:48
Luan Rama: Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe MPB, antikushtetuese

Pasi reagoi në “Facebook”, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama doli edhe në një deklaratë për mediat duke e quajtur edhe një herë si antikushtetuese marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

16:32
Lidhjet e paligjshme të ujit, verifikohen 42 raste në Tiranë

Grupet e Task-Forcë me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, verifikuan 42 raste për lidhje të paligjshme të ujin e pijshëm.

16:02
Greqi, kërcënohet me jetë ministri i Jashtëm Kotzias

Ministri grek i Rendit, Nikos Toskas, gjatë një emisioni informativ të mëngjesit të së premtes ka zbuluar se kreu i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka marrë një letër ku kërcënohej për jetën e tij dhe të familjes së tij.

15:54
Xhafaj falënderon policinë e prokurorinë për operacionin “Enigma”

Përfundimin me sukses të operacionit “Enigma”, për identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë, e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

15:25
Punësim në Gjermani, procedura e re zgjat vetëm 14 ditë

Që prej nëntorit të vitit 2017, procedurat e vizave të punës për shtetasit e Ballkanit Perëndimor janë më të thjeshta dhe realizohen brenda një etape.

15:14
Një SPAK i dytë, Xhafaj dhe Marku dublojnë Prokurorinë Speciale

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte të premten te prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi.

15:01
“Xhafaj-Marku”, Rama: Akt injorance, në kundërshtim me Kushtetutën

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e quan marrëveshjen mes Xhafajt dhe Markut një “akt injorance”, pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

14:55
Beton në Voskopojë

Historia, natyra dhe kishat mesjetare të Voskopojës janë një tërheqje shumë e fortë për turistët.

14:55
Zaev: Zgjidhja e emrit, përmes referendumeve si garanci

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pret që zgjidhja e ngërçit të emrit të vijë deri nga mesi i vitit dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa zyrtare për anëtarësim.

14:55
“100 fshatrat”, si funksionon financimi i Qeverisë?

Programi “100 fshatrat” u bë pjesë e skemës kombëtare të subvencioneve me një vendim të Këshillit të Ministrave, që synon të nxisë ekonominë e fshatit.

14:52
Marrëveshje Xhafaj-Marku, PD: Antikushtetuese dhe i shërben krimit

Partia Demokratike e cilëson antikushtetuese marrëveshjen e lidhur mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë këtë të premte.

14:40
Grafisti i realizmit socialist; Kur Santa Claus mbante yllin komunist

Familjarët e Pandi Meles, prej kohësh dëshironin ti sillnin publikut, disa prej grafikave të tij të paekspozuara më herët, sidomos pas ndarjes nga jeta të një prej përfaqësuesve më të spikatur të grafikës shqiptare.

14:35
Ofendoi Trumpin, “El Pibe de Oro”-s i refuzohet viza për në SHBA

Diego Armando Maradona ka njoftuar se i është refuzuar viza për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak se ka ofenduar presidentin Donald Trump në një televizion.

14:11
“The Economist”: Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid

Shqipëria vazhdon të mbetet një regjim hibrid për “The Economist”. Raporti më i fundit i njësisë së tij ekonomike të inteligjencës del në përfundimin se, ashtu si Maqedonia, edhe vendi ynë ka shënuar disa përmirësime gjatë vitit 2017, por i mbetet ende shumë për të bërë për të avancuar drejt kategorisë së “demokracive me të meta”.

14:01
Fundjava me reshje shiu, dielli kthehet të dielën pasdite

Fundjava do të jetë me reshje shiu, të cilat largohen pasditen e të dielës.

13:20
Vrasja e Devi Kasmit, kapet grupi kriminal. Ekzekutor, shtetasi grek

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar si ekzekutor të vrasjes së Devi Kasmit, 41-vjeçari që humbi jetën të hënën pas një prite të bërë përpara shtëpisë së tij.

13:07
Gazetari Bashkim Hoxha feston ditëlindjen duke mbjellë 100 pemë

Shkrimtari dhe gazetari Bashkim Hoxha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar 64-vjetorin e tij të lindjes, duke mbjellë 100 pemë të reja pranë nënkalimit Mjull-Bathore.

12:35
52 vite burg për grupin e Lazaratit

52 vite burg në total ka dhënë Gjykata për Krimet e Rënda për të ashtuquajturin “Grupi i Lazaratit”.

12:31
MIE redukton dokumentet, do merren në institucionet e varësisë

Në kuadër të reformës së derregullimit edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur reduktimin e dokumenteve për qytetarët dhe sipërmarrjen.

12:31
Moti i keq, pezullohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar gjatë natës dhe në oret e para të ditës ka krijuar probleme në transportin detar në Vlorë.

12:10
Bullgaria, e pakënaqur me BE-në. Borisov shpërthen sapo merr Presidencën

Kryeministri bullgar Bojko Borisov nuk humbi kohë, por e përdori nisjen e Presidencës së BE-së për të kritikuar shtetet anëtare dhe diplomacinë e bllokut.

11:20
PD: Kryeprokurorja, zgjatim i Ramës! Prokuroria po politizohet

Një ditë pas seancës së ndezur parlamentare, opozita iu kthye qetësisht punës në Kuvend në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, ku prezantoi nismën për ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e një kryeprokurori të ri të përkohshëm.

11:17
Rihapen negociatat, Gustavo Gomez drejt Boca Juniors

Gustavo Gomez nuk po gjen hapësirë tek Milani, e duket se nuk është as në planet afatgjata të Rino Gattussos, e kuqezinjtë janë të gatshëm për ta larguar.

11:07
Tillerson “parashikon” grusht shteti në Venezuelë

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson sugjeroi se Venezuela mund të përballet me një grusht shteti.

10:57
“Debitori”/Arrestohet përmbaruesi, përfitoi 32 mijë euro

Policia e Tiranës ka arrestuar përmbaruesin Fatos Alimadhi në akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

10:48
Dy makina përplasen në Kukës, vdes një person

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes së dy makinave qytetin e Kukësit.

10:16
“Forca e Ligjit”, Xhafaj dhe Marku firmosin planin për “peshqit e mëdhenj”

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, në luftën kundër krimit të organizuar.

10:10
Francë, përplasen dy helikopterë ushtarakë, viktima

Dy helikopterë ushtarakë francezë janë përfshirë në një aksident ajror në jug të vendit.

09:51
Plagosin me thikë 35-vjeçarin, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Korçës pasi kanë plagosur me thikë një 35-vjeçar.

09:48
Dhunoi zyrat shtetërore, arrestohet 15-vjeçari

Policia e Pogradecit ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në zyrat shtetërore një javë më parë, autori i së cilës është një 15-vjeçar.

09:44
Vlorë, lëndë eksplozive makinës së bariut

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një mjet të vjetër tip “Benz”, në pronësi të një bariu në fshatin Kaninë të Vlorës.

09:03
Në pranga për rrugën e pandërtuar; arrestohen drejtorët e rrugëve nga PD e LSI

Andi Toma dhe Dashamir Xhika, të dy ish-drejtorë të përgjithshëm të rrugëve kanë përfunduar në pranga të dyshuar për shpërdorim detyre. Me masë sigurie arrest apo detyrim paraqitje janë edhe 9 persona të tjerë.

09:03
Shkëlzen Berisha në Prokurori; rihapet çështja e privatizimit të OSSH nga CEZ

Mbrëmjen e së enjtes Shkëlzen Berisha hyri në prokurori për t’u larguar gjysmë ore më pas. Djali i ish-kryeministrit Berisha u thirr nga organi i akuzës për t’u pyetur për çështjen e privatizimit të OSSH.

08:44
Panik në Shangai, furgoni godet kalimtarët

Plot 18 persona u plagosën kur një makinë doli nga rruga, në Shangai, dhe goditi kalimtarët që ecnin në trotuar.

08:20
Vetëvritet djali i Fidel Castros, Fidelito

Djali 68-vjeçar i ish-udhëheqësit të Kubës, Fidel Castro, vrau veten në kryeqytetin Havana.

08:15
Trump: Dokumenti kundër FBI-së, publikohet sot

Dokumenti sekret i republikanëve që pretendon se brenda FBI-së ka njëanshmëri kundër presidentit Donald Trump, do të publikohet sot.

03:37
Anëtarësimi i Ballkanit, FT shkruan për strategjinë e re

Komisioni Europian do të mbajë gjallë shpresat e anëtarësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, me një strategji zgjerimi që ka afat deri në 2025-ën.

E enjte, 01 Shkurt 2018
23:34
Skandali i qumështit/ Në Francë, i kontaminuar që në 2005-ën

Kompania franceze e produkteve të bulmetit ‘Lactalis’, e cila është në qendër të skandalit për qumështin me salmonelë, pranoi se disa prej produkteve të saj mund të kenë qenë të kontaminuara prej më shumë se një dekade.

23:24
Kërcënimet ndaj Tsipras, Athina reagon ashpër ndaj Turqisë

Minisitria e Jashtme greke, nëpërmjet zëdhënësit të saj Aleksandros Gjenimatas, i është përgjigjur ashpër deklaratave një këshilltari të presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, me anë të të cilave ai ka kërcënuar kryeministrin grek Aleksis Tsipras dhe Ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos.

23:12
Duka: Shoqatat votojnë. Fino: Po votuan, nuk njoh rezultatin

Në vijim të akuzave për paligjshmëri të shoqatave, kandidati për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino theksoi se nuk do të njohë rezultatin në rast se ato votojnë.

23:05
Duka-Finos: Ke aktivizuar kriminelë që kam frikë t’ju përmend emrat

Debati i parë publik mes dy kandidatëve potencialë për kreun e FSHF-së, Armando Duka dhe Bashkim Fino, në Top Channel, u karakterizua nga tensioni dhe akuzat e ndërsjella.

22:50
Dy të arrestuar në Britani, po trafikonin emigrantë shqiptarë

Dy persona u vunë në pranga, ndërsa përpiqeshin të fusnin ilegalisht në Britaninë e Madhe 9 emigrantë që pretendojnë të jenë shqiptarë.

22:40
Presidenca e FSHF, beteja Duka-Fino për pastërtinë në futboll

Gara për kreun e FSHF ka hyrë në fazën më të nxehtë, e teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga dita e votimit, dy kandidatët janë përballur në Top Channel, ku kanë shpalosur idetë e tyre gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”, por beteja më e madhe e tyre duke se është pastërtia në kampionat shqiptar. Sfidanti Bashkim Fino akuzoi Dukën se po paracakton kampionët në Shqipëri dhe premtoi se do të rikthejë transparencën dhe besueshmërinë në futbollin shqiptar. Por, e menjëhershme ishte edhe kundërpërgjigja e kreut aktual të FSHF-së, që mohoi akuzat dhe vuri në dukje se Fino vjen nga një fushë e papastër.

22:19
Beteja për FSHF, kush janë personat që votojnë

Gara për kreun e FSHF ka hyrë në fazën më të nxehtë, e teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga dita e votimit, dy kandidatët janë përballur në Top Channel, ku kanë shpalosur idetë e tyre gjatë emisionit “Të Paeskpozuarit”

22:12
Duka-Finos: Vjen nga një fushë e papastër dhe premton të pastrosh futbollin

Bashkim Fino akuzoi Dukën se paracakton kampionët në Shqipëri dhe premtoi se do të rikthejë transparencën dhe besueshmërinë në futbollin shqiptar.

22:10
Fino: Ke përdorur Federatën për politikë. Duka: Ke politikën nga pas, po kamuflohesh

Në emisionin “Të Paekspozuar” në Top Channel, Armand Duka u shpreh se marrëdhëniet e FSHF kanë qenë shumë të mira me të gjithë faktorët në vend, duke përfshirë edhe politikën, por nuk e ka dhënë institucionin as për Edi Ramën dhe as për Sali Berishën.

22:02
Mandati i deputetit?! Duka-Finos: Po garon për të humbur

Çështja e mandatit të deputetit, nëse Bashkim Fino duhet të jepte apo jo dorëheqjen nga ky post është një nga pikat e debatit prej momentin që deputeti i PS shpalli kandidaturën e tij për kreun e FSHF.

21:45
Bashkim Fino: Nuk e pyeta Ramën kur vendosa të kandidoja

I ftuar së bashku me Armand Dukën në “Të Paekspozuar” në Top Channel, kandidati tjetër për kreun e FSHF, Bashkim Fino, u shpreh se në momentin që ka vendosur të kandidojë për kreun e FSHF nuk është e ka pyetur Kryeministrin Rama për një gjë të tillë.

21:10
Beteja e madhe e futbollit, Fino: S’më ka sjellë Olsi Rama kandidat

Dy kandidatët kryesorë në garën për kreun e federatës shqiptare të futbollit Armand Duka dhe Bashkim Fino janë në një përballje platformash dhe idesh në Top Channel, në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

20:44
Fiks Fare/ Të burgosurit e Spaçit: S’na japin pension si minatorë

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes sorollatjet e institucioneve shtetërore në dëm të ish-të përndjekurve politikë, të cilët kërkojnë pension si minator.

20:25
Nafta “Virgin”, arrestohet në Gjermani Adrian Xhillari

Ndërsa Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë këtë të enjte dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin, autoritetet ka ndaluar 52-vjeçarin Adrian Xhillari me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

20:18
Veliaj pezullon vendimin për uljen e taksës së zyrave, mbetet 8%

Një ditë pas vendimit të Këshillit Bashkiak për uljen e taksës së ndërtimit për zyrat e reja nga 8% që ishte, në 4%, burime nga bashkia e kryeqytetit informojnë se kryetari i Bashkisë së Tiranës, e ka pezulluar vendimin për taksat e kullave shumëkatëshe.

20:07
Eksperti Myslym Pashaj: Nuk ka marrëveshje me Greqinë

Myslim Pashaj, koloneli në pension që denoncoi paktin detar me Greqinë në vitin 2009, një nga njohësit më të mirë të hartave detare, analizon negociatat e fundit me Athinën dhe thotë se nuk ka ende një marrëveshje me palën greke.

19:50
Të ndarë nga rruga; Fier-Lushnjë, asnjë nënkalim për banorët

E ndërtuar në vitin 2007, autostrada Lushnje-Fier ndau banesat e fshatrave nga shkollat.

19:49
Trenjakët u ndanë që në lindje për eksperiment, dokumentar për jetët e tyre

Një dokumentar i ri për ribashkimin e trenjakëve Robert Shafran, Eddy Galland dhe David Kellman, të cilët e rigjetën njëri-tjetrin teksa ishin bërë mazhorenë, pritet të dalë së shpejti.

19:48
Aeroporti, në Kukës gjithçka gati, mungojnë vetëm avionët

Aeroporti i Kukësit, i gatshëm për të pritur njëherazi 5 avionë, i marrë në dorëzim nga autoritetet në vitin 2006, nuk është vënë asnjëherë në punë. Pengesat e fundit ligjore janë hequr përpara dy vjetësh me ndryshimi e marrëveshjes koncesionare me Rinasin, i cili nuk ka më ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare.

19:39
Kush është Nezar Seiti?! Profili i “financierit” të grupit të Habilajve

Kush është Nezar Seiti?! Pas operacionit në Babicë të Vogël ku u sekuestrua 4 ton kanabis në tetor të vitit të kaluar, policia me urdhër të prokurorisë ushtroi kontrolle edhe në zona të tjera të Vlorës.

19:01
Kuqezinjtë e Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut

Shqipëria do të prezantohet në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut këtë vit me dy skiatorë, Erion Tola dhe Suela Mehilli.

18:43
Shantazh përmes parave, FIFA në “skenë” kundër agjentëve

Merkatoja e transferimeve të janarit në futbollin europian dhuroi jo pak lëvizje të bujshme që krijuan gjithashtu terren për agjentët që të arkëtojnë fitime kolosale, si tarifa ndërmjetësuese.

18:11
Burg pa afat për zv/kryetarin e Bashkisë së Dibrës

Gjykata e Dibrës ka dhënë pasditen e sotme masën e ndalimit për zëvendës kryetarin e Bashkisë, i cili u arrestua pas dhunës ndaj zyrtarëve të kësaj bashkie një ditë më parë.

18:08
Drogë nga Maroku në Itali, mes të arrestuarve edhe një çift shqiptar

Një çift shqiptarësh janë mes 50 të arrestuarve në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

18:06
Aksident i tmerrshëm me “Range Rover”, vdes ish-basketbollisti i NBA

Ish-basketbollisti i NBA, Rasual Butler ka humbur jetën së bashku me bashkëshorten e tij në një aksident të tmerrshëm automobilistik.

18:05
Mesul Ozil me Arsenalin deri në vitin 2021

Mesut Ozil ka zgjatur zyrtarisht qëndimin e tij me Arsenalin, duke u bërë njëkohësisht edhe futbollisti i dytë më i paguar në Angli, me 400 mijë euro në javë.

17:38
Bllokohen nën tokë 950 minatorë në Afrikën e Jugut

Rreth 950 minatorë kanë mbetur të bllokuar nën tokë në Afrikën e Jugut.

16:45
Plagoset me thikë një 35-vjeçar në Korçë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

15:28
Thaçi flet në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë: Specialja, e imponuar!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur në një konferencë për mediet në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit, ku ka listuar disa prej arritjeve, siç i ka cilësuar ai, por ku nuk ka mundur të shmangë edhe interesin e medias për disa prej temave më të rëndësishme, si Gjykata Speciale.

15:22
Mësimi me orarin e ri, flasin mësues dhe nxënës

Në klasën e dytë dytë, në shkollën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, lënda e matematikës për herë të parë në ciklin fillor zgjati 2 orë, nën drejtimin e mësuese Brunildës.

15:22
Protestë me këmborë për subvencionet, blegtorët e Dibrës kërkojnë pagesat

Blegtorët e Dibrës u mblodhën për të protestuar në qendër të Peshkopisë.

15:17
Sherri për “tepsinë” e Dibrës; divorci PS-PDIU ka nisur në qendër

Një ditë pas sherrit në Dibër, deputetja e zonës e PDIU nuk pranoi të prononcohet. Marrëdhëniet me socialistët kanë qenë të ngrohta një vit e gjysmë më parë, gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore për Bashkinë e Dibrës, një test i aleancës së re PS-PDIU, përmes të cilës Edi Rama synonte t’i tregonte LSI-së se mund të bënte edhe pa të.

15:07
“Dërgimi i Nezarit në Itali, antiligjor”. Eksperti i ekstradimeve: Një rast i pashembullt

Për 19 vjet Arben Braçe ka drejtuar Departamentin e Ekstradimeve në Ministrinë e Drejtësisë të njohur si Drejtoria e Marrëdhënieve Gjyqësore me Jashtë.

15:06
Mbikalimi i “vdekjes” në Durrës, njerëzit vazhdojnë të rrezikojnë jetën

Rruga pranë ish zonës së Kënetës në qytetitn e Durrësit vazhdon të mbetet problematikë për këmbësorët. Por këtë herë nuk është mungesa e një mbikalimi që përbën problem por rreziku që marrin përsipër kalimtarët e zonës duke mos e respektuar atë dhe duke përdorur rrugën e automjeteve për të kaluar.

14:59
Nafta “Virgin”, prokuroria kërkon 15 vite burg për Xhillarin

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin.

14:54
Nimetz, optimist: Zgjidhje që nuk rrezikon identitetin e maqedonasve

Ndërmjetësuesi i OKB-së për emrin e Maqedonisë, Mattheë Nimetz deklaroi gjatë konferencës për shtyp, të dhënë në përfundimin e takimit me ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov se, është optimist për sa i takon gjetjes së një zgjidhjeje që nuk rrezikon identitetin e maqedonasve.

14:31
Reforma e ujit, nis aksioni në Tiranë

Task Forca dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë kanë nisur kontrollet në kuadër të reformës së paralajmëruar në ujësjellës.

14:30
Riparim 5.6 mld paund për “Westminster”-in

Pallati “Westminster”, i cilësuar shpeshherë si ndërtesa më e famshme e një Parlamenti në botë, po rrënohet nga koha.

14:13
Deputetja e LSI-së: Kuvendi s’ka më etikë. Kod lufte e ngacmime seksiste

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj tha para mediave se në sallën e Kuvendit ka marrë fund kodi i etikës.

14:05
Shërbimi publik, përgjysmohen dokumentet për Ministrinë e Bujqësisë

Në tryezën “Reforma e Shërbimeve Publike dhe ecuria e Procesit të Derregullimit”, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi bëri të ditur se do të përgjysmohet numri i dokumenteve që kërkohen nga ministria e tij.

13:52
“Deti”, flet Myslym Pasha: Nuk ka ende një marrëveshje

Përmes një postimi në Facebook, Prof. Myslim Pasha ka qetësuar të gjithë ata që i kërkojnë të reagojë në lidhje me bisedimet e reja Shqipëri-Greqi për detin.

13:32
Alarm fals për bombë pranë Bashkisë së Tiranës

Një valixhe e dyshimtë është gjetur rreth mesditës pranë godinës së Bashkisë së Tiranës.

13:29
Ecclestone, kundër “Liberty”: Largimi i bukurosheve me çadra, puritanizëm

Një ditë pas njoftimit të pronarëve të rinj të Formulës 1 për heqjen e bukurosheve me minifunde dhe taka të larta që shoqëronin pilotët përpara nisjes së garave, ka reaguar ish-padroni i F1-shit, Bernie Ecclestone.

13:07
Vasili: Sot u konsumua 2 prilli, u vra parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili e quajti seancën e sotme një 2 prill i ri, ku sipas tij u vra përfundimisht parlamentarizmi.

12:56
“Hajdut! Kriminel!”, mazhoranca voton nën “korin” e opozitës; rrëzohet lista e dytë për KLGj e KLP

Nën korin e opozitës, që përsëriste thirrjet “Hajdut! Kriminel” duke përplasur duart mbi foltore dhe tavolina, mazhoranca nisi votimin e projektligjeve të rendit të ditës.