Foto ilustruese nga takimi i Zaev me Matthew Nimetz, ndërmjetësuesin e OKB-së

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev pret që zgjidhja e ngërçit të emrit të vijë deri nga mesi i vitit dhe në Samitin e NATO-s në qershor të aktivizohet ftesa zyrtare për anëtarësim.

Në një deklaratë për televizionin bullgar “Nova”, Zaev është shprehur se zgjidhja eventuale do të duhet të miratohet në referendum.

“Referendumi duhet të jetë garanci shtesë edhe për miqtë tanë nga Republika e Greqisë, sepse në këtë mënyrë do të fashiten të gjitha dyshimet, ndërsa populli do të qëndrojë pas përzgjedhjes që do të pranohet. Jam i bindur se maqedonasit janë të gatshëm për këtë. Por, ende jemi në negociata dhe shpresoj se zgjidhja do ta ruajë dinjitetin e qytetarëve, edhe të Greqisë, edhe të Republikës së Maqedonisë”, citohet të ketë thënë Zaev.

Ai shtoi se, “së bashku me fqinjët jugorë nga Greqia po bëhet çmos për çeljen e një debati të brendshëm dhe gjetjen e një varianti të pranueshëm nga të dyja palët”.

Top Channel