Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Policia e Tiranës ka arrestuar përmbaruesin Fatos Alimadhi në akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Në sajë të operacikonit të koduar “Debitori” u vu në pranga 50-vjeçari, ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur prej 7 muajsh.
“Arrestimi i tij u bë pas një pune 7 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Përmbaruesi gjyqësor i është shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që para shikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Top Channel