Partia Demokratike e cilëson antikushtetuese marrëveshjen e lidhur mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë këtë të premte.

Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi dolën në një konferencë për mediat.

“Sot është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe policisë. Sot është lidhur një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Prokurorisë”, tha Alibeaj.

Alibeaj thotë se nga një kryeprokuror të përkohshëm tashmë kemi një prokuror privat të përhershëm të Edi Ramës.

Gazment Bardhi pretendon se marrëveshja ka efekt të kundërt nga ajo që deklaron Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme.

“Marrëveshja i shërben shmangjes së përgjegjësisë penale të zyrtarëve të korruptuar dhe mbi të gjithë grupave të rrezikshme kriminale, pasi në gjykatë nisja e hetimeve sipas kësaj marrëveshjeje quhet nul”, u shpreh ai.

Top Channel