“Mbreti” i vetëm i Botërorit! Tre statistikat që mbyllin përfundimisht debatin e lojtarit më të mirë në histori Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me zhvillimet e djeshme në protestë, kur u bllokua për disa orë autostrada Tiranë-Durrës dhe rruga e Rinasit.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri shprehet se tubimet kanë humbur lidhjen me kauzën fillestare dhe po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, sezonin turistik dhe klimën e investimeve në vend.
Rama kritikoi ashpër organizatorët e protestës, duke i cilësuar zhvillimet e fundit si të ndikuara nga “forca destruktive” dhe “ekstremizëm”, ndërsa theksoi se qeveria ka vepruar në përputhje me interesin publik dhe standardet ndërkombëtare.
“Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:
Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:
Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:
1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë…
— Edi Rama (@ediramaal) June 15, 2026
Top Channel