GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për Florian Musajn, i dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine

17/06/2026 12:14

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florian Musajn.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Musaj u arrestua në kuadër të operacionit kundër një grupi prej 10 personash të dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal të grupit, ndërsa autoritetet po verifikojnë rolin e secilit prej personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Top Channel