Tjetër atentat ndaj Trump? FBI zbulon: U parandalua një sulm me dronë gjatë eventit të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku një çift është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale brenda mjediseve të një xhamie historike.
Ngjarja u zbulua nga punonjësi i xhamisë, i cili kishte mbërritur herët në mëngjes për faljen e namazit.
Pasi dëgjoi zhurma të dyshimta nga brenda ndërtesës, ai fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një vjedhje.
Megjithatë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, ai u përball me një skenë krejtësisht tjetër: një burrë dhe një grua po kryenin marrëdhënie seksuale brenda vendit të kultit.
Punonjësi njoftoi menjëherë autoritetet policore, të cilat nisën një hetim të shpejtë. Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë, policia arriti të identifikonte dhe të arrestonte dy të dyshuarit.
Sipas medieve vendase, çifti ka tentuar të justifikohet përpara hetuesve duke thënë se e kishin bërë këtë akt “për adrenalinë, fantazi dhe si një përvojë ndryshe”.
Pasi dolën përpara gjykatës, dy të arrestuarit u liruan me masa kufizuese (detyrim paraqitjeje), në pritje të përfundimit të plotë të hetimeve dhe gjykimit të çështjes.
Kocaeli’de tarihi bir camide sabah ezanı için gelen müezzin, Cami içerisinde iki şahsın ilişkiye girdiğini görüp polis çağırdı.
Gözaltına alınan şahıslar ifadelerinde olayı “fantezi amaçlı ve farklı bir deneyim için” yaptıklarını belirttikten sonra serbest bırakıldı. pic.twitter.com/pZXGCOIiwx
— KIT Ajans (@KitAjans) June 15, 2026
Top Channel