Exclusive/ Çfarë i ndan dhe i bashkon dy protestat studentore? Ish-pedagogu Demeti: Pse ne pranuam Ramiz Alinë dhe pse refuzohet dialogu me Ramën tani
Sulm institucioneve, gurë, ujë dhe gaz lotsjellës! Kaosi në Tiranë vijoi edhe përgjatë të dielës.
Protestuesit sulmuan me gurë e molotovë forcat e rendit, të cilët u përgjigjën disa herë me ujë e gaz.
Protesta nisi te Ministria e Arsimit, por humbi qetësinë te Kryeministria. Të rinjtë dogjën karriget e dialogut të vendosura nga kryeministri Edi Rama.
Beteja e parë e protestuesve me policinë ishte te godina qeveritare, që ra pre e sulmeve, por të rinjtë u shpërndan pas ndërhyrjes së uniformave blu.
Gaz e spray me piper u përdorën edhe te Kryesia e Kuvendit, një tjetër institucion që u sulmua nga grupi i të rinjve.
Pre e sulmeve të protestuesve ranë edhe një bankë e disa biznese private përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Pas përplasjeve të forta në bulevardin kryesor të kryeqytetit, protestuesit marshuan drejt sheshit “Skënderbej”.
Flakët e molotovët shoqëruan protestuesit edhe në marshimin drejt sheshit, ndërkohë që nuk pati më reagim të fortë nga policia.
Pas disa orësh tension e përplasje, protestuesit dhe policia u tërhoqën nga fushëbeteja, ndërsa pas mbetën qetësia dhe dëmet e shkaktuara.
Përditësim orë pas ore:
https://top-channel.tv/2026/10/25/tubimi-ne-bulevard-protestuesit-thyejne-xhamat-e-kryesise-se-kuvendit416546546/
Top Channel