Tension mes protestuesve para Kryeministrisë, njëri akuzohet si “patronazhist” dhe qëndron i shtrirë te shkallët e godinës

25/10/2026 17:47

Një moment tensioni u regjistrua mes protestuesve, vetëm pak minuta pasi turma mbërriti para Kryeministrisë.

Një prej pjesëmarrësve u akuzua nga protestues të tjerë si “patronazhist”, pasi, sipas raportimeve nga vendngjarja, kishte kërkuar dialog. Mes tensionit të krijuar, ai qëndroi për disa minuta i shtrirë në tokë, ndërsa mbulonte fytyrën me duar për të shmangur filmimin.

Më pas, protestuesit e larguan nga turma dhe e çuan në shkallët e Kryeministrisë, ku ai vijoi të qëndronte i shtrirë përmbys. Në fund ndërhynë dy efektivë policie, të cilët e morën nga shkallët dhe e shoqëruan drejt ambulancës.

 

View this post on Instagram

 

Top Channel