Video/ Magji e Leo Messit! Tripletë historike ndaj Algjerisë, “pleshti” e nis me show Botërorin e Argjentinës

17/06/2026 04:59
Screenshot

Lionel Messi ishte protagonisti absolut i ndeshjes së parë të Argjentinës në Botërorin 2026, duke realizuar një tripletë spektakolare në fitoren 3-0 ndaj Algjerisë dhe duke shkruar një tjetër faqe historie me fanellën e “Albiceleste”.

Kapiteni argjentinas hapi serinë e golave në minutën e 17-të me një supergoditje nga distanca, që la të palëvizur portierin kundërshtar.

Messi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 60-të, pas një goditjeje të Alexis Mac Allister të pritur nga portieri Zidane, “pleshti” shfrytëzoi topin e kthyer dhe e dërgoi në rrjetë për golin e dytë personal.

Vetëm 16 minuta më vonë erdhi edhe kryevepra e tretë. Topi përfundoi te Messi në hyrje të zonës dhe ylli argjentinas goditi menjëherë me të majtën, duke e vendosur sferën në cepin e portës për të vulosur tripletën dhe rezultatin përfundimtar 3-0.

Përveç triumfit të Argjentinës, kjo ishte edhe një mbrëmje historike për Messin. Me tre golat ndaj Algjerisë, legjenda argjentinase barazoi rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.

REZULTATI:

Argjentinë 3-0 Algjeri

Messi 17’, 60’, 76’

Goli i parë i Messit (Video)
Goli i dytë i Messit (Video)
Goli i tretë i Messit (Video)

Top Channel