“Xhafaj-Marku”, Rama: Akt injorance, në kundërshtim me Kushtetutën

02/02/2018 15:01

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama e quan marrëveshjen mes Xhafajt dhe Markut një “akt injorance”, pasi sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundershtinë e saj me Kushtetutën. Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Pergjithshëm! Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?!”, shkruan Luan Rama.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Top Channel