Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Korçës pasi kanë plagosur me thikë një 35-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në lagjen nr. 8 të Korçës, për të cilën është arrestuar Kristi Bame, 18 vjeç dhe po procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij M. Bame, 19 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta ata kanë plagosur me thikë Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Top Channel