Djali 68-vjeçar i ish-udhëheqësit të Kubës, Fidel Castro, vrau veten në kryeqytetin Havana.

Sipas medieve shtetëtore, Fidel Ángel Castro Díaz-Balart u gjet në banesën e tij, ndërsa dihej që vuante nga depresioni.

Djali më i madh i Castros njihej me nofkën “Fidelito”, apo Fideli i vogël, edhe për vet ngjashmërinë që kishte më të atin. Ai shte një fizikant bërthamor i shkolluar në Bashkimin Sovjetik.

Televizioni shtetëror tha se Fidelito trajtohej nga mjekët për depresion, e kishte kaluar disa kohë në spital.

Djali i Castros kishte postin e këshilltarit për Këshillin Shtetëror kuban dhe ishte gjithashtu zëvendëspresident i Akademisë kubane të Shkencave.

Ai drejtoi programin bërthamor të ishullit komunist nga viti 1980 deri në 1992-shin, por rrëzimi i Bashkimit Sovjetik i dha fund këtij programi në Kubë.

Castro Díaz-Balart ishte djali i martesës së parë dhe të shkurtër të Fildel Castros me Mirta Díaz-Balart, vajza e një politikani kuban para revolucionit. Familja e nënës së tij është plot me figura antiCastro në Florida dhe kushëriri i tij, Mario Díaz-Balart është një kongresmen amerikan.

Top Channel