Çifti i bashkëshortëve u dhunuan me sende të forta në Fushë Arrëz, Policia: Dyshohet për dy autorë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte të premten te prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku për të firmosur një marrëveshje bashkëpunimi.
Objekt i marrëveshjes është hetimi i grupeve kriminale me ngritjen e disa strukturave në prokuroritë e rretheve dhe të krimeve të rënda, me angazhimin e rreth 30 prokurorëve. Pjesa e tretë e marrëveshjes përfshin veprat penale të përcaktuara nga neni 135/2 i Kushtetuës. Këto janë veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si edhe akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Mirëpo pikërisht ky është objekti i Strukturës së posaçme anti-korrupsion SPAK, që pritet të luftojë kundër korrupsionit në radhët e politikës dhe gjyqësorit, por që ende nuk është krijuar. Sepse prokurorët e SPAK-ut duhet të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë KLP, që është vetë i pangritur. Ndërkohë ministri Xhafaj dhe kryeprokurorja e përkohshme Marku kanë rënë dakord që të angazhojnë prokurorë që do t’i nënshtrohen një kontrolli vetëm nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërkohë që prokurorët e SPAK-ut duhet t’i nënshtrohen vettingut. Marrëveshja parashikon që do të jetëprokurorja e përgjithshme që pesë ditë pas firmosjes duhet të caktojë prokurorët në këto seksione për hetimet kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”.
Ajo që del qartë nga kjo marrëveshje është se Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku po krijojnë një para-SPAK. Një strukturë paralele, por që nuk i nënshtrohet ligjit të spaku-t, institucion i parashikuar në kuadër të reformës në drejtësi. Mirëpo çfarë garancish ligjore do të ofrojnë prokurorët që do të kontrollohen nga prokuria e përgjithshme, në një kohë që vetë prokurorja e përgjithshme e përkohshme nuk ka kaluar vettingun? Kur prokuroria e posaçme SPAK-u ekziston për momentin vetëm ne leter, ministri i brendshem Fatmir Xhafaj dhe prokurorja e përgjithshme Arta Marku duket se po i japin të drejtë vetes që të veprojnë me kompetenca që ligji nuk u njeh.
Top Channel