Firma që fitoi tenderin në bashkinë Kamëz për asfaltimin e rrugës Iliria hyn në pronën private të dy banorëve. Këta të fundit i janë drejtuar disa herë bashkisë madje kanë bërë edhe kallëzim penal, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Në Fiks Fare mbërriti ankesa e dy banorëve të cilët u është marrë prona private padrejtësisht nga firma që po shtron rrugën Iliria, në Kamëz. “ Kur u planifikua projekti ne e falëm 1 metër rrugë, por firma ka hyrë dhe 2 metra përveç asaj që ne i falëm” pohojnë ankuesit.

“Ne që jemi të legalizuar dhe ne rregull me ligjin na projektin, të tjerët që janë përball nuk i prek njeri edhe pse janë pa letra pa legalizim ” shprehet banori.

Ata tregojnë se i janë drejtuar bashkisë , kjo e fundit nuk u ka dhënë zgjidhje. Meqë në bashki ua mbyllën dyert, banorët iu drejtuan policisë për të bërë denoncimin e tyre . Rruga Iliria po rindërtohet por është devijuar projekti i saj. Banorët kanë rënë dakord për një tjetër projekt , ndryshe nga ai që është realizuar në terren.

Projekti ka devijuar gjatë punimeve nga firma që fitoi tenderin. Ndërkohë gazetarët e Fiks Fare janë informuar nga banorët se për këtë rrugë nuk ka asnjë vendim për shpronësim edhe pse projekti hyn në pronën e tyre.
Ramadan Hysa topografi i zyrës së urbanistikës, në Bashkinë Kamëz u jep të drejtë qytetarëve.

“Projekti është ndryshuar, por firma ka zbatuar projektin e vjetër. E kemi lajmëruar dhe muri i ndërtuar në pronën e qytetarit do prishet dhe nuk do cenohet askush në pronën e vet” pohon zyrtari. Ai gjithashtu shpjegon se edhe ndryshimin në projekt është kërkuar për mos u prekur prona private.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel