Policia e Pogradecit ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në zyrat shtetërore një javë më parë, autori i së cilës është një 15-vjeçar.

Sipas policisë, ai theu dyert e zyrave në ambientet e brendshme të bashkisë së Pogradecit dhe bëhet fjalë për E. S., 15 vjeç.

Adoleshenti sapo kishte dalë nga burgu ku ishte dënuar për vjedhje edhe më parë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Top Channel