Video/ Spektakël me katër gola në Grupin F, Japonia ndal Holandën në fundin e takimit në Dallas

14/06/2026 23:56

Holanda dhe Japonia kanë barazuar në një duel spektakolar me katër gola në Dallas.

Takimi nisi me ritëm të lartë nga “Tulipanët”, që provuan disa herë me Malen, por pa mundur të mposhtnin portierin Suzuki.

Në minutën e 51’, ishte kapiteni Virgil Van Dijk, i cili me një goditje me kokë zhbllokoi sfidën. Pas 6 minutash, ishte Nakamura ai që riktheu baraspeshën me një predhë në hyrje të zonës.

Gjithsesi, Summerville kaloi sërish në avantazh “Tulipanët”, 7 minuta pas golit të barazimit.

Por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi në minutën e 89’, Kamada goditi me kokë dhe riktheu për herë të dytë baraspeshën.

Kështu, Holanda dhe Japonia ndajnë pikët në ndeshjen e parë të Grupit F, ndërsa takimi tjetër është ai mes Suedisë dhe Tunizisë në orën 04:00 të mëngjesit.

Rezultati:

Holandë 2-2 Japoni

Van Dijk 51’, Summerville 64’ / Nakamura 57’, Kamada 89′

Ngjartjet Kryesore:

90+6′ Mbyllet sfida me barazimin 2-2!

89′ Goool Japonia 2-2/ Kamda godet me kokë pas një krosimi nga këndorja dhe tund rrjetën. (Video)

64’ Goool Holanda 2-1/ Summerville lëviz bukur në zonë dhe me të majtën ndëshkon Suzukin. (Video)

57’ Goool Japonia 1-1/ Nakamura provon me një predhë në hyrje të zonës dhe rikthen baraspeshën. (Video)

51’ Goool Holanda 1-0/ Van Dijk godet me kokë pas një krosimi në zonë dhe tund rrjetën e japonezëve. (Video)

46’ Nis pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

34′ Mallen godet me kokë pas një krosimi në zonë, por Suzuki reagon sërish si duhet duke i mohuar golin.

3′ Mallen lëviz bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por Suzuki ndërhyn si duhet duke i mohuar golin. (Video)

1′ Starton sfida në Dallas!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel