Punonjësit e Policisë së Shtetit shkelin Kodin Rrugor dhe nuk gjobiten. Përball Drejtorisë së Policisë, çdo ditë punonjësit e shtetit shkelin Kodin Rrugor dhe parkojnë mbi trotuare.

Fiks Fare ka evidentuar këtë situatë. Në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, Automjetet e tyre private, të cilat vërtetohen jo vetëm me anë të numrit të tyre të telefonit të vendosur pranë xhamit me 069 41… numër që i përket punonjësve të policisë, por edhe logot që specifikojnë se pronarët e këtyre automjeteve janë punonjës të Policisë së Shtetit.

E gjitha kjo ndodh shumë pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku punonjësit e saj shkelin ligjin dhe nuk gjobiten.

Top Channel