Ekskluzive/ Debati për pagat e magjistratëve, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet
Përfundimin me sukses të operacionit “Enigma”, për identifikimin dhe arrestimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar të vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë, e ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Operacion i shkëlqyer: Identifikim dhe arrestim rekord i autorëve të dyshuar të vrasjes në Tiranë. Falënderim Policisë Tiranë për profesionalizmin e treguar. Faleminderit Prokurorisë Tiranë për bashkëpunimin shumë të mirë”, shkruan ministri Xhafaj në postimin e shoqëruar edhe me videon e operacionit.
Në përfundim të postimit të tij, Xhafaj thekson se është i bindur për të tjera rezultate pozitive.
Përmes një konference për shtyp, ishte kreu i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, ai që bëri të ditura detajet e operacionit policor të koduar “Enigma”. Policia, siç njoftoi ai, ka vënë në pranga autorin e dyshuar si ekzekutor të vrasjes së 41-vjeçarit, që humbi jetën të hënën, pas një prite të bërë përpara shtëpisë së tij.
Top Channel