“Sukses pavarësisht fushatave të shpifjes”/ Përplasje mes Izraelit dhe Spanjës gjatë Eurovisionit, Pedro Sanchez: Që lufta të mos më jetë indiferente…
Kongresi amerikan publikoi memon e shumëdiskutuar, e cila akuzon FBI-në për abuzim me pushtetin gjatë hetimeve për bashkëpunimin e mundshëm të ekipit të fushatës së Trumpit, me Rusinë.
Në raportin e autorizuar nga republikanët, pretendohet se Byroja Federale e Hetimeve ka mashtruar një gjykatë për të siguruar prej saj mandatin për të përgjuar një bashkëpunëtor të presidentit Donald Trump, të quajtur Carter Page.
Në memo thuhet se rasti në fjalë përfaqëson një shkelje shqetësuese të procesit ligjor, që synon mbrojtjen e popullit amerikan nga abuzimet. Sipas saj, FBI dhe Departamenti i Drejtësisë nuk i thanë gjykatësit se disa prej justifikimeve të tyre për të siguruar lejen e përgjimit, ishin të financuara pjesërisht nga fushata rivale e Hillary Clintonit.
Teksa aprovoi publikimin e memos të premten, kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti atë të turpshëm. ‘Shumë njerëz duhet të ndihen të turpëruar’, ishin fjalët e Trump. Më herët gjatë së premtes, përmes një postimi në Twitter, presidenti akuzoi zyrtarë të lartë për politizimin e hetimeve të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë në dëm të partisë republikane.
Kreu republikan i panelit të komisionit të inteligjencës, Devin Nunes, i cili autorizoi memon, thotë se atje tregohen shkelje serioze të besimit publik. Por demokratët këmbëngulin se synimi i kësaj lëvizjeje është pengimi i hetimeve që kanë në shënjestër numrin një të Washingtonit.
Sipas tyre, publikimi i memos përbën një përpjekje të turpshme për të diskredituar FBI-në dhe hetimet lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës. Ndërkaq FBI thotë se fakte kyçe në përmbajtje të dokumentit janë manipuluar.
Top Channel