Luan Rama: Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe MPB, antikushtetuese

02/02/2018 16:48

Pasi reagoi në “Facebook”, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama doli edhe në një deklaratë për mediat duke e quajtur edhe një herë si antikushtetuese marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme.

“Akti i radhës së shkeljes së Kushtetutës dhe akti i radhës që dëshmon kapjen politike të reformës në drejtësi. Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe MPB është anti-kushtetues”, u shpreh Luan Rama.

Më tej, Luan Rama u shpreh se tagrin për të hetuar korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk e ka Prokuroria e Përgjithshme. “Kushtetuta parashikon që Prokuroria e Posaçme heton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Një marrëveshje nuk mund të ketë fuqi mbi ligjin”, u shpreh nënkryetari i LSI.

Top Channel