Tetë ekipe në garë për trofeun më të rëndësishëm në botë, kompletohen të katërta sfidat çerekfinale të Botërorit 2026
Johann Berg Gudmundsson ka prekur qiellin mbi ‘Turf Moor’, pasi shënoi golin e barazimit në fundin e takimit me kampionët e pashpallur ende të Manchester City.
Ndërsa mendohej se do të ishte një tjetër fitore e arkivuar për të besuarit e Pep Guardiolës, pavarësisht ndryshimeve në formacion për shkak të dëmtimeve, nuk ishte një ndeshje aspak e lehtë për ‘Citizens’, në javën e 26-të të Premier League.
City që kërkonte të arrinte shkëputjen prej 18 pikësh ndaj rivalëve të të njejtit qytet shkuan të parët te goli me brazlianin Danilo në minutën e 22-të. Të dyja skuadrat humbën një mori rastesh në pjesën e dytë, ku veçohet ai i Raheem Sterling pak para se Gudmundsson të barazonte rezultatin në minutën e 82-të.
City pas këtij barazimi shkon në 69 pikë, ndërsa Burnley që nuk fiton që prej 12 dhjetorit ngjitet në kuotën e 36 pikëve ne vendin e 7 në Premier League.
Top Channel