Rebelët rrëzojnë avionin rus, piloti vetëvritet me granatë – VIDEO

05/02/2018 10:53

Pamje dramatike janë publikuar së fundmi, teksa një pilot rus ka vrarë veten për të mos rënë në duart e rebelëve në Siri.

Rebelë të lidhur me frontin Al Nusra rrëzuan të shtunën një avion rus, ndërsa piloti arriti të ulej me parashutë.

Video e shpërndarë nga vetë rebelët sirianë u konfirmua më pas nga ministria ruse e Mbrojtjes. Ngjarja ndodhi në provincën Idlib, ku forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia dhe Irani janë përplasur me rebelët anti presidentit Bashar al-Assad.

Idlibi gjithashtu është bombarduar shumë rëndë, ndaj sirianët e bëjnë rusinë aleate të Asadit, përgjegjëse për vdekjet e mijëra civilëve.

Top Channel