Kontrollet e shumta në kuadër të reformës së ujit vazhdojnë edhe në bashkinë e Korçës, por deri tani nuk ka pasur asnjë konstatim të parregullsive apo shkelje nga ana e subjekteve private.

Përveçse qytetarët e Korçës njihen edhe për pagesën e faturave në kohë, çka e rendit Korçën ndër qytetet me përqindje të lartë arkëtimesh, duket se edhe bizneset në këtë qytet kanë zgjedhur të operojnë konform ligjit.

Sipas të dhënave, vetëm nga grupi Task Forcë janë kontrolluar 30 subjekte, ndërsa dhjetëra të tjerë janë kontrolluar nga grupet e ngritura, por aktualisht nuk ka pasur probleme. Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ka theksuar se kjo nuk është një problematike e mprehte për qytetin e Korçës, por punë më e madhe mbetet për t’u bërë në njësite administrative.

Top Channel