Pas protestave masive në Beograd, Vuçiç njofton dorëheqjen brenda muajsh, SNS pritet të zbulojë platformën zgjedhore Partitë shqiptare kanë shënuar një fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale të Komunës së Ulqinit, në Malin e Zi, të mbajtura këtë të dielë.
Qendra e monitorimit “CEMI” doli me rezultatet e para, pas numërimit të votave në të gjitha vendvotimet, e duket se shifrat e saj mbështeten edhe nga Komisioni i Zgjedhjeve.
Ato tregojnë se subjektet shqiptare, “Forca” me 9 vetë, koalicioni “Zgjohu Ulqin” me 7, si dhe “UDSH” me 3, kanë shumicën e 19 anëtarëve nga 33 sa ka Parlamenti i Ulqinit.
Pra, subjektet shqiptare mund të marrin në dorë pushtetin e Komunës pa ndihmën e “DPS”-së, me të cilën kanë drejtuar deri tani.
Në zgjedhjet e një dite më parë morën pjesë 8 parti dhe dy koalicione. Partitë politike shqiptare dolën të ndara në 3 lista zgjedhore.
Votimi u monitorua nga një numër i madh i vëzhguesish ndërkombëtarë, lokalë dhe përfaqësues të ambasadave në Podgoricë.
Top Channel