Një 21-vjeçar u arrestua nga policiae Kurbinit këtë të dielë, pasi ka qëlluar disa herë me armë në ajër dhe më pas ka kanosur për motive të dobëta disa kolegë të vetë në një firmë guroreje.

Mikel Gjonaj, banues në fshatin Drojë të Kurbinit u arrestua në flagrancë nga uniformat blu.

Policia thotë se ndërhyrja në kohë e saj parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë. Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.

Top Channel